FAKTE TË PABESUESHME PËR BOTËN!!!

 

Në këtë artikull ua prezantojmë disa fakte interesante për botën që na rrethon…

 

  1. Peshkaqenët i vrasin 40 njerëz në vit, arrat e koksit rreth 150, kurse mbi 2500 njerëz mëngjarash e humbin jetën nga përdorimi i mjeteve të punës të prodhuara për djathtakët (më së shpeshti nga sharrat me motor).
  2. Një prift në shekullin e 13-të i ka fshirë 94 faqe të shënimeve të Arkimedit, për të shkruar një libër të lutjeve. Teknologjia e sotme na ka mundësuar që të shohim se çka ishte e shkruar përpara librit të lutjeve – dhe është zbuluar se kjo ishte “Metoda e Teoremave Mekanike” – një nga veprat më të njohura të Arkimedit, të metodave matematikore të cilat janë shkruar 2000 vjet përpara kohës së tyre.
  3. Qumështi i kalit të Nilit është ngjyrë rozë.
  4. Kur e afroni guacën pranë veshit nuk e dëgjoni zhurmën e oqeanit por, atë të gjakut të guacës.
  5. Emri Muhamet është emri më i shpeshtë në botë (atë e kanë rreth 150 milionë njerëz), përderisa Li (të cilin e kanë rreth 100 milionë njerëz) është mbiemri më i shpeshtë.
  6. Njeriu mesatar i thith rreth 550 litra në oksigjenit të pastër në ditë.
  7. Marka e njohur Nike e ka marrë emrin e saj sipas perëndeshës greke me emrin e njëjtë, e cila ishte perëndesha e fuqisë, shpejtësisë dhe fitores.
  8. Charles Osborne është njeriu i cili e mban rekordin botëror për lemzën e pandërprerë – 68 vjet! Charles-it më në fund i pushoi lemza në vitin 1990 dhe 11 muaj më vonë ai vdiq.
  9. Shumë gladiatorë dikur ishin si yjet e sotme muzikore ose sportistët – ata i kishin adhuruesit e tyre dhe klubet e tyre, kurse luftonin në beteja të planifikuara mirë nën vëzhgimin e kujdesshëm të gjyqtarëve.
  10. Në ujërat e Amazonës notojnë së paku 20 lloje të ndryshme piranave, kurse më të rrezikshmet janë piranat e kuqe, të cilat shpesh quhen hienat ose kanibalët e ujit.
  11. Për dallim nga shumica e botës, mongolët nuk i hedhin sheqer çajit, por kripë.
  12. Sahara është e madhe sa 20 shkretëtirat e tjera më të mëdha në botë së bashku.
  13. Vetëm në vitin (fiskal) 2013, kompania IKEA i ka shtypur rreth 208 milionë katalogë – gati dy herë më shumë se sa librat më të shitur në botë: Bibla dhe Kurani.
  14. Vikingët arritën në Amerikën Veriore pothuajse 500 vjet përpara Kulombit. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike si vendbanimi i plotë i vikingëve në ishullin e madh Newfoundland, në Kanada.
  15. Nga të gjithë artikujt ushqimor, më së shumti vidhet djathi. Në krye të listës janë edhe mishi i freskët, çokollata, alkooli, produktet e detit dhe ushqimi për bebe.
PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE