FILMAT MË TË MË TË MIRË PËR MBRËMJET E NXEHTA VERORE

Vera është koha e përkryer për t’u çlodhur me një film të mirë. Pavarësisht se a ju pëlqejnë komeditë romantike, filmat aventurë apo hitet klasike verore, sugjerimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të shijoni mbrëmjet e nxehta verore. Qoftë nëse qeshni, emocionoheni apo thjesht shijoni një histori relaksuese, këta filma, edhe pse disa prej tyre janë realizuar para lindjes suaj, do t’ju japin një përvojë të vërtetë verore. Prandaj, zgjidhni filmin tuaj të preferuar, bëni pak kokoshka dhe shijoni netët e filmave të mbushur me yje këtë verë…

 

“500 Days of Summer”

Komedi romantike

Ky film e paraqet marrëdhënien e pazakontë mes Tom dhe Summer, duke i eksploruar ngritjet dhe uljet e romancës së tyre. Filmi është i përsosur për mbrëmjet e verës për shkak të atmosferës së ngrohtë dhe përmbajtjes emocionale.

 

“Into the Wild”

Aventurë

Historia e vërtetë e një të riu që e lë jetën e tij të rehatshme për të eksploruar natyrën e egër të Alaskës. Filmi i frymëzon shikuesit për të kërkuar aventura dhe liri.

 

“Dirty Dancing”

Hit veror klasik

Romanca ikonike që ndodh në një kamp veror të viteve 1960 është ideale për të gjithë adhuruesit e kërcimit dhe muzikës. Me skena dhe muzikë të paharrueshme, filmi e jep një ndjenjë nostalgjie të vërtetë verore.

 

“Finding Nemo”

Film i animuar familjar

Filmi i animuar për një baba që është në kërkim të djalit të tij të humbur në oqean është i përsosur për fëmijët dhe të rriturit, duke ofruar të qeshura dhe momente emocionale.

 

“10 Things I Hate About You”

Komedi romantike

Një përshtatje moderne e “Zbutjes së kryeneçes” të Shekspirit. Kjo komedi romantike i ndjek ngatërresat e dashurisë së shkollës së mesme. Filmi është simpatik dhe i mprehtë, me interpretime të shkëlqyera aktrimi nga Heath Ledger dhe Julia Stiles.