Ceremonia e 67-të e çmimeve “Grammy 2025” u mbajt më 2 shkurt 2025, në Crypto.com Arena në Los Angjeles, me ç’ rast u shpërblyen artistët më të suksesshëm të vitit 2024. Si gjithmonë krahas fituesve pati edhe humbës.
Fituesi më i madh: Kendrick Lamar
Reperi Kendrick Lamar e përfundoi natën si artisti më i vlerësuar me gjithsejtë pesë çmime në mesin e të cilave ishin Regjistrimi dhe Kënga e Vitit (Record of the year) për këngën e tij të fuqishme “Not Like Us.” Kjo arritje e shënon një moment historik, pasi që Lamar është vetëm rap artisti i dytë në botë që i fiton të dyja këto kategori prestigjioze përnjëherë. Më parë këtë sukses e kishte arritur Childish Gambino në vitin 2019. Fitorja e thellë në Gramy 2025 vetëm sa e thekson edhe më tej ndikimin e thellë që ky artist e ka arritur në muzikën dhe kulturën bashkëkohore.
Humbësi më i madh: Drake
Në anën e kundërt të ceremonisë, Drake u përballë me një natë sfiduese. Përkundër ndikimit në skenën muzikore, sivjet ai nuk e pati asnjë nominim dhe mungoi tërësisht nga ceremonia. Ky rezultat është posaçërisht domethënës kur merret parasysh konkurrenca bë mes të Drake dhe Lamar, e cila u theksua nga kënga fituese e Lamar “Not Like Us,” e cila në fakt shihet si kritikë e drejtpërdrejt ndaj Drake.
Arritje tjetër domethënëse:
Çmimet Grammy 2025 do të mbahen mend për sukseset e arritura dhe peizazhit në evoluim konstant të botës së muzikës.