“FOL ME MU”

 

Që nga fillimi i muajit tetor, profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës, përkatësisht Departamentit të Psikologjisë, me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Zyrën e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) në Kosovë, e kanë lansuar fushatën “Fol me mu për shëndetin mendor”. Në kuadër të kësaj fushate gjatë tetorit deri tani janë organizuar gjashtë (6) ‘Webinar’ të cilët i kanë trajtuar këto tema:

 

Webinari 1. “Rikthimi në shkollë (mësimet e mësuara nga mësimi online (në distancë)

Webinari 2: “Ankthi i Kthimit ne Shkollë (mbështetja e fëmijëve dhe prindërve),

Webinari 3: Roli i psikologëve shkollorë, në motivimin e nxënësve për pjesëmarrje në mësimin online dhe mbështetja e prindërve.

Webinari 4: Roli i psikologëve shkollorë: Kthimi në shkollë gjatë pandemisë COVID-19

Webinari 5: “Rëndësia e mbështetjes për familjet e prekura me COVID-19”

Webinari 6: “Stresi dhe të komunikuarit në familje gjatë pandemisë”

 

Nesër më 27 tetor është paraparë që të mbahet edhe ‘Webinari’ i shtatë (7) me radhë në kuadër të të cilit do të trajtohet tema e të shpenzuarit të kohës kualitative me fëmijët gjatë pandemisë COVID-19. Të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë në këtë seminar duke e plotësuar formularin për aplikim, të cilin mund ta gjeni këtu.

 

Siç edhe kemi shkruar në të kaluarën, që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19 në Kosovë, profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës, përkatësisht Departamentit të Psikologjisë, kanë qenë tejet aktiv për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Ata që kanë nevojë për këtë mbështetje mund ta kërkojnë atë përmes ueb faqes www.shendetimendor.org, ose në Facebook- Mbështetu si dhe në Instagram – Mbështetu, apo edhe përmes numrit të telefonit: 038 200 808 90.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE