FTOI – ‘MBRETI’ I VJESHTËS

 

Ftoi është një bombë e vitaminave në vjeshtë. Ai njihet qëmoti në mjekësinë popullore dhe përdoret para së gjithash si mjet për lehtësimin e kollitjes, dhe zbutjen e problemeve të stomakut.

 

Ky fryt i dobishëm e ka origjinën nga Azia Jugperëndimore dhe pjesët e tij mjekësore krahas frytit janë edhe farat dhe gjethet. Posaçërisht të shëndetshëm janë lëngu dhe shurupi i punuar nga ftoi. Gjithsesi, farat e ftoit janë pjesa me vetitë më të fuqishme shëruese. Kur lihen të qëndrojnë në ujë ato e lirojnë një mukozë e cila ndihmon kundër problemeve me kollin. Ato përmbajnë edhe sasi të mëdha të amigdalinës, gjegjësisht kompleksit të vitaminës B17, për të cilën pohohet se ka efekt kundër kancerit.

 

Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra, tanin, pektinë, sheqerna, acid molle, emulsione dhe proteide. Falë taninit dhe mukozës, ato ndikojnë pozitivisht në funksionimin e zorrëve dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve infektuese. Po ashtu, ftoi përmban edhe shumë pektinë, që ndikon në sistemin e gjakut, dhe ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe ofron mbrojtje nga rrezatimi radioaktiv.

 

Vetë fryti i ftoit është përplot me vitamina dhe minerale. Ai përmban sasi të larta të vitaminës C, pastaj vitamina B1, B2, niacin, karoten, kalcium, magnez, kalium, bakër, natrium, zink, hekur, mangan, klor, dhe sulfur. Krahas tyre, ftoi përmban edhe proteina, fibra dietale, dhe karbohidrate.

 

Tiparet shëndetësore të ftoit që i theksojnë ekspertët

  • I tretë shtresat yndyrore.
  • Ftoi përmban pak kalori, kripëra dhe yndyra, por edhe shumë fibra të vitaminës C. për këtë arsye ai është zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë të rregullojnë peshën e trupit.
  • Është e shkëlqyer për lëkurën.
  • Për shkak të niveleve të larta të anti-oksidantëve ftoi ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës, nëse i vloni farat e ftoit do të fitoni mukozë shëruese, e cila është e shkëlqyer për shërimin e plagëve dhe djegieve të lehta.
  • E ndihmon sistemin tretës.
  • Ftonjtë ndihmojnë në shërimin e ulcerës së lukthit, por edhe diarresë dhe problemeve të tretjes.
  • Mbron zemrën dhe e përmirëson pasqyrën e gjakut.
  • Përmban pektinë, e cila e ulë nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Për këtë arsye ftoi është fryt i përsosur për parandalimin të mbylljes së arterieve. Kaliumi në ftua e ul shtypjen e gjakut, dhe në shëndetin e zemrës ndikim pozitiv ka edhe vitamina C.
  • Përmbajtja e lartë e hekurit te ftoi e parandalon aneminë dhe ndikon negativisht në pasqyrën e gjakut.
  • Ftoi përmban anti-oksidantë si kuercetina, kempferoli, dhe rutini. Për këtë arsye ai ka efekt anti-inflamator, anti-mikrobial, anti-fungal, hepato mbrojtës dhe diuretik.
  • E forcon sistemin e imunitetit.
PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE