G299 – MBETJA E NJË SUPERNOVE NË RRUGËN E QUMËSHTIT

 

Supernova është një shpërthim masiv në fazën e fundit të jetës së një ylli, e cila shkaktohet kur ndodh kolapsi gravitacional brenda bërthamës së një ylli.

 

Këto fishekzjarrë yjore mund të shkaktohen edhe kur një yll i ashtuquajtur xhuxh i bardhë e përjeton një shkrirje bërthamore, e cila e shkakton një supernova të Tipit Ia (kjo lexohet: Tipi një-A).

 

Astronomët besojnë se një supernova e Tipit Ia ndodh nga shkrirja e elementeve dhe lirimi i sasive të jashtëzakonshme të energjisë nga një yll xhuxh i bardhë në orbitë të ngushtë me një yll tjetër shoqërues. Nëse ylli shoqërues është një yll tipik si Dielli, ylli xhuxh i bardhë mund të destabilizohet dhe të shpërthejë për shkak të tërheqjes së materialeve nga shoqëruesi i tij. Një tjetër mundësi është kur dy yje të bardha xhuxhe janë në orbitë me njëri-tjetrin, ato mund të ndeshen dhe të shkaktojnë një shpërthim të tillë.

 

Në rastin e objektit qiellor që është shfaqur në foto, bëhet fjalë për një yll xhuxh të bardhë që ka shpërthyer në një ngjarje termonukleare. Retë e gazit të shpërthyer i kanë krijuar mbetjet spektakolare të eksplodimit.

 

Sigurisht, shpjegimet shkencore për këtë ngjarje nuk kanë të mbaruar me kaq, por mjafton që të themi që supernovat janë ngjarjet më të shndritshme që ndodhin kudo në univers. Përpara se të zhduken pas rreth një muaji, shpërthimet mund të jenë po aq të shndritshme sa një yjësi e tërë. Kurse mbetjet që i lënë pas, janë absolutisht të jashtëzakonshme.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE