GARA DIGJITALE PËR TATIMET NË KOSOVË – SI MUND TA PËRMIRËSOJNË TAKSAT TË ARDHMEN TUAJ!

Tatimet dhe të rinjtë, zakonisht nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Mirëpo, falë dy garave të para digjitale për nxënësit e shkollave publike të arsimit fillor, nën organizimin e Administratës Tatimore të Kosovës, të rinjtë e Kosovës të cilët janë në klasën 6, 7, 8 ose 9 dhe që janë të regjistruar aktualisht në ndonjë shkollë publike, do të kenë mundësi që të parashtrojnë idetë e tyre se si ata mendojnë se pagesa e ndershme e tatimeve mund të përdoret për ta përmirësuar arsimin në komunën e tyre.

 

Këto ide duhet të jenë punime digjitale dhe të dorëzohen në formën e videove të shkurtra, animacioneve ose posterave kreativ. Të gjitha punimet duhet të dorëzohen në email adresën edu.ta.ks@gmail.com ose përmes faqes së garës në Facebook në: https://www.facebook.com/TaxCompetitionKS. Afati për dorëzimin e punimeve përfundon më 25 shtator 2020. Kurse më datë 28 shtator punimet do të publikohen për votim nga publiku. Fituesi do të përcaktohet tërësisht nga numri i votave të mbledhura. Po ashtu, fituesi do të shpërblehet me një çmim për veten dhe për shkollën e vet.

 

Në kuadër të garës së parë të drejtë për pjesëmarrje do ta kenë nxënësit nga 19 komuna, kurse në garën e dytë, e cila do të organizohet gjatë dimrit, do të marrin pjesë nxënësit nga komunat e tjera. Lista e komunave të cilat kanë të drejtë konkurrimi në raundin e parë janë: Dragashi, Gjakova, Gllogoci, Graçanica, Istogu, Juniku, Mamusha, Mitrovica, Novobërda, Peja, Prizreni, Rahoveci, Shtërpca, Shtimja, Skënderaji, Vitia, Vushtrria, Zubin Potoku dhe Zveçani.

 

Të gjithë ata që janë të interesuar të lexojnë më shumë për këto gara si dhe për rregullat e pjesëmarrjes mund ta bëjnë atë këtu.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE