GJURMA E KARBONIT

Çka është efekti serë?

Viteve të fundit, termi “efekti serë” ndërlidhet me rritjen e temperaturës mesatare të sipërfaqes së tokës gjë që i sjell ndryshimet klimatike.

 

Temperatura e planetit tonë është duke u rritur gradualisht, nivelet e deteve dhe oqeaneve janë duke u ngritur si pasojë e shkrirjes së akullnajave në polet e tokës dhe dukuritë e motit ekstrem janë gjithnjë e më të shpeshta. Këto ndryshime kanë pasoja serioze ndaj integritetit të ekosistemit, motit, qasjes në ushqim, industrisë, të korrave, transportit dhe infrastrukturës. Aktiviteti njerëzor është duke e përkeqësuar efektin serë, duke e rritur përqendrimin e gazrave të dëmshme në atmosferë, dhe ky është shkaku kryesor i ndryshimeve graduale klimatike.

 

Çka është gjurma e karbonit?

Gjurma e karbonit është sasia e përgjithshme e gazrave me efektin serë, të cilat paraqiten me sasinë e dyoksidit të karbonit të prodhuar drejtpërdrejt apo tërthorazi nga ana e individëve, sistemeve, organizatave, aktiviteteve apo prodhimtarisë.

 

Në pajtim me përkufizimin e mësipërm, gjurma e karbonit e mbeturinave është ekuivalenti i sasisë së dyoksid karbonit të emituar gjatë prodhimit të një tonelate të mbeturinave. Ky është termi ndërkombëtar, i treguesit të saktë dhe të dobishëm të efektit të mbeturinave në ndryshimet klimatike. Sa më e ulët që të jetë gjurma e karbonit, aq më i vogël është dëmi, të cilin e shkaktojnë mbeturinat në mjedisin jetësor.

 

Gjurma e karbonit është një tregues i dobishëm, i cili ndihmon për të kuptuar dhe zvogëluar efektin që çdo prodhim e ka në ngrohjen globale.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE