GLOBAL YOUTH REPORTER

Nuk ka dyshim se një ndër problemet kryesore për të gjithë të rinjtë anekënd botës, si pasojë e pandemisë së COVID-19, është pamundësia e zhvillimit të aktiviteteve të zakonshme. Rrjedhimisht, kjo do të thotë shumë kohë të lirë mirëpo, shumë pak mundësi për ta shfrytëzuar atë në mënyrë produktive. Ose të paktën kështu duket në shikim të parë, pasi që teknologjia e internetit ju ofron mundësi që të bëheni pjesë e nismave dhe projekteve të ndryshme online nga niveli lokal e deri tek ai global.

 

Kur bëhet fjalë për projektet globale, më 20 tetor të vitit 2020 “Team Harmony Foundation” do të lansojë një përpjekje ndërkombëtare për të angazhuar të rinjtë në betejën kundër urrejtjes. Në kuadër të këtij projekti Team Harmony Foundation në partneritet me Kolegjin Emerson është duke kërkuar reporter (gazetar) nga e tërë bota për të marrë pjesë në një seri në internet me gjashtë pjesë për temën – Urrejtja: çka do të BËSH TI? (Hate: What are YOU going to DO?).

 

Në secilin episod, të krijuar nga studentët (nxënësit) për studentët, do të veçohen aktivitetet që e promovojnë respektin dhe gjithë përfshirjen, me theks të posaçëm në atë se çka mund të bëj secili prej nesh për të luftuar racizmin dhe paragjykimin në komunitetet tona. Si reporter i ri, ju do të merrni pjesë në takime për caktimin e temave të programit, do të intervistoni persona dhe do të hulumtoni aktivitetet e studentëve (nxënësve) në vendin tuaj. Krahas kësaj, juve do t’iu caktohet një temë dhe detyra e juaj do të jetë që të përgatitni një video kronikë për këtë.

 

Pse duhet të bëheni pjesë e këtij projekti?

Nëse fakti se ju do të ndihmoni për ta bërë botën një vend më të mirë nuk është i mjaftueshëm për t’u u bërë pjesë e këtij projekti atëherë, një arsye tjetër që mund t’ua mbush mendjen është se ju mund edhe të paguheni për këtë. Pagesa për episode është 250 dollarë amerikan (VËREJTJE: Si gazetar mund të ndodh që të mos paraqiteni në të gjitha episodet).

 

Prandaj, nëse jeni në moshën 16-22 vjeçare dhe ju e keni pasion që të tregoni ngjarje me video dhe ndjeheni rehat përpara kamerave, si dhe jeni të gatshëm që të zotoheni për t’u angazhuar për një periudhë 7 mujore (Shtator 2020 – mars 2021) atëherë, ju rekomandojmë që të vizitoni ueb-faqen https://teamharmonyfoundation.org/opportunities ku do t’i gjeni të gjitha informacionet se si mund të bëheni pjesë e kësaj nisme globale në betejën kundër urrejtjes dhe të paguheni për këtë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE