GURËT HASHIGUI-IWA NË PARKUN KOMBËTAR YOSHINO-KUMANO NË JAPONI

 

Sipas legjendës, këto formacione të gurëve do të shërbenin si shtylla për një mol që do të ndërtohej nga një murg. Mirëpo, një demon i prishi këto plane, kështu që kuverta e molit nuk u përfundua kurrë.

 

Këto pirgje të shumta të gurëve të cilat duket sikur marshojnë drejt detit njihen kolektivisht si gurët Hashigui-iwa. Ky peizazh fantastik është pjesë e Parkut Kombëtar Yoshino-Kumano në Japoni, i cili është një rezervat natyral jo i vazhdueshëm që shtrihet në tri prefektura, duke e përfshirë edhe shtëpinë e këtyre gurëve, gjegjësisht prefekturën bregdetare të Wakayama.

 

Këto parqe e përfshijnë jo vetëm bregdetin oqeanor, por edhe një pjesë të madhe të terrenit malor larg detit, duke e përfshirë këtu edhe adashin e parkut – Malin Yoshino. Ky mal i rivalizon këto formacione të gurëve me rreth 30.000 trupa të drunjve të qershive të cilat e krijojnë një peizazh të pakrahasueshëm kur shpërthen behari në pranverë.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE