HAPET EKSPOZITA ARTISTËT NË KARANTINË

Dje më 29 korrik Shtëpia e Evropës në Prishtinë e hapi ekspozitën virtuale ‘Artistët në Karantinë’. Në shpjegimin për këtë ekspozitë theksohet se kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.

 

Me tej në shpjegim thuhet se në këtë ekspozitë janë prezantuar vepra të cilat janë punuar nga artistët gjatë karantinës dhe se kjo ekspozitë reflekton mbi gjendjen sociale të një shoqërie në situatë pandemie.

 

Ekspozita e ka edhe një risi tjetër pasi që ajo shpaloset në formatin digjital në 360 shkallë (shëtitje virtuale – fotografi panoramike ndërvepruese në 360 shkallë), ndërsa Shtëpia e Evropës do të hapet në javët në vazhdim, ekspozita do të jetë e hapur edhe për vizitorë.

 

Artistët pjesëmarrës të kësaj ekspozite janë: Artan Hajrullahu, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Driton Selmani, Edona Kryeziu, Lorik Sylejmani ndërsa kurator i ekspozitës është Engjëll Berisha.

 

Këtë ekspozitë mund ta gjeni në ueb faqen: https://artistsinquarantine.europehouse-kosovo.com/, ku edhe mund të njoftoheni për mundësitë e blerjes së veprave të ekspozuara të artit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE