HAPET THIRRJA PËR TRAJNIMIN DHE PUNËSIMIN E 300 TË RINJVE, FEMRAVE, PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA SI DHE TË PAKICAVE KOMBËTARE

 

Ditë më parë Organizata Jo Qeveritare (OJQ) Syri i Vizionit e ka publikuar një Thirrje të Hapur përmes së cilës Syri i Vizionit, The Balkan Forum (Forumi Ballkanik) dhe Komuna e Istogut i ftojnë të rinjtë, femrat, personat me aftësi të kufizuara, si dhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë (ashkali, boshnjak, egjiptian, rom dhe serb) nga zonat rurale dhe urbane të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e grupeve të trajnimeve të cilat do të ndihmojnë në përgatitjen e tyre, zhvillimin e kapaciteteve të tyre personale për të qenë të gatshëm për tregun e punës me mundësi punësimi dhe ofrim të praktikës në punë si dhe vetë-punësim.

 

Kjo thirrje është publikuar në kuadër të projektit për fuqizimin dhe punësimin e të rinjve, grave dhe grupeve të tjera në nevojë në pesë komunat e sipërpërmendura, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Syri i Vizionit, The Balkan Forum dhe Komuna e Istogut.

 

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke e plotësuar formularin online të cilin e gjeni këtu.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE