HEROINA IME, JE TI!

“Heroina ime, je Ti. Si munden fëmijët ta luftojnë COVID-19” – është titulli i librit me fotografi dedikuar fëmijëve të moshës 6 deri në 11 vjeç. Me ndihmën e krijesës imagjinare Aria, në këtë libër shpjegohet qartë se si fëmijët mund të mbrojnë veten, familjen dhe miqtë e tyre nga koronavirusi dhe si të menaxhojnë ndjenjat e vështira kur ata përballen me një realitet të ri. Ky libër, i cili synon të ndihmojë fëmijët të kuptojnë dhe të pajtohen me situatën e krijuar nga COVID-19, është bashkëpunim i më shumë se 50 organizatave që punojnë në sektorin humanitar, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Fondin e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, Federatën Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe organizatës “Save the children”. Gjatë fazave të para të projektit, më shumë se 1.700 fëmijë, prindër, kujdestarë dhe mësues nga e gjithë bota ndanë informacione se si u përballën me pandeminë COVID-19, gjë që ishte shumë e rëndësishme për autoren dhe ilustruesen Helen Patuck si dhe ekipin e projektit për tu siguruar që gjërat që paraqiten në libër përshkruajnë fëmijë me prejardhje nga kontinente të ndryshme. Për tu shpërndarë tek sa më shumë fëmijë, libri është përkthyer në shumë gjuhë, ju mund ta gjeni edhe në gjuhën shqipe në këtë link: https://interagencystandingcommittee.org/system/files/2020-04/My%20Hero%20is%20You%2C%20Storybook%20for%20Children%20on
%20COVID-19%20%28Albanian%29_0.pdf? “Heroina ime, je Ti” duhet të lexohet prej prindërve, kujdestarëve ose mësuesve për fëmijë ose grupe të vogla me fëmijë.
“Heroina ime, je Ti” – është porosia e Aria-s në fund të tregimit.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE