HISTORIA E ORËS VERORE

 

Ora verore është praktika e lëvizjes përpara të orës (zakonisht për një orë) gjatë muajve të verës në mënyrë që nata të bie një orë më vonë. Zbatimi tipik i kësaj praktike është që ora të lëvizet një orë para në pranverë dhe një orë prapa në vjeshtë për t’u kthyer në orën standarde. Rrjedhimisht, në fillim të pranverës e kemi një ditë që zgjat vetëm 23 orë dhe një ditë që zgjat 25 orë në vjeshtë. Shtrohet pyetja: Cila është origjina e kësaj praktike?

 

Ora verore dhe Benjamin Franklin

Përkundër keqkuptimit të përgjithshëm, Benjamin Franklin nuk e ka propozuar orën verore gjatë qëndrimit të tij si i dërguari amerikan në Paris. Për më tepër, Evropa e shekullit të tetëmbëdhjetë as nuk e ka matur kohën në mënyrë precize. Sidoqoftë, kjo ndryshoi nga kërkesa e rrjeteve të transportit dhe komunikimit për standardizimin e kohës. Kërkesa këto që nuk ekzistonin në kohën e Franklinit.

 

George Hudson e shpiku orën moderne verore

Entomologu George Hudson e propozoi i pari orën moderne verore. Puna e tij me ndërrime i ofronte atij kohë që të mblidhte insekte, gjë që e mësoi atë të çmonte orët e ditës pas punës. Në vitin 1895 ai e prezantoi një punim pranë Shoqërisë Filozofike të Uellingtonit (Wellington Philosophical Society), në të cilin ai e propozonte një ndërrim prej dy orëve gjatë verës. ky propozim i tij ngjalli mjaft interesim dhe më pas në vitin 1898 ai e përgatiti edhe një punim tjetër për këtë çështje.

 

Qyteti dhe shteti i parë që e aplikuan orën verore

Port Arthur, në Ontario të Kandasë është qyteti i parë në botë që e zbatoi orën verore më 1 korrik 1908. Ndërsa, shtetet e para që e zbatuan orën verore në nivel kombëtar ishin Perandoria Gjermane dhe aleati i tyre gjatë Luftës së Parë Botërore Austro-Hungaria. Këto shtete filluan ta zbatonin këtë praktikë më 30 prill 1916, si një mënyrë për të kursyer thëngjillin gjatë luftës. Shumë shpejt pas tyre këtë praktikë e adoptuan edhe Britania, shumica e aleatëve të saj, dhe shumë shtete evropiane neutrale. Rusia dhe disa shtete të tjera pritën deri në vitin tjetër, ndërsa SHBA-të e miratuan këtë praktikë në vitin 1918. Pas luftës, ora verore u ndërpre në shumë zona me përjashtim të Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Irlandës dhe Shteteve të Bashkuara. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë sërish një praktikë e përdorur. Ndërsa në SHBA dhe në Evropë u bë praktikë e përgjithshme gjatë krizës energjetike të viteve 1970. Që atëherë, nëpër botë ora verore është zbatuar me përshtatje të ndryshme si dhe është anuluar.

 

Ora verore u ndihmon bujqve

Shumëkush beson që ora verore në SHBA fillimisht u zbatua për të ndihmuar bujqit. Mirëpo, ky është vetëm një mit, pasi që bujqit janë grupi lobues më i zëshëm kundër orës verore. Faktorët që ndikojnë në bujqësi si vesa e mëngjesit dhe gatishmëria e kafshëve për mjelje në fakt diktohen nga dielli. Prandaj, ndryshimet e orës verore vetëm sa krijojnë sfida të panevojshme. Po ashtu, nuk duhet harruar që në zona të caktuara të Tokës si në ekuator apo në veri afër poleve, lindja dhe perëndimi i diellit ose nuk ndryshon shumë gjatë stinëve (në ekuator) ose tepër shumë (në pole) sa që ndërrimi i orës nuk çon peshë fare.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE