HYRI NË FUQI LIGJI PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE

Ditë më parë, për herë të parë në Kosovë hyri në fuqi Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve. Ky Ligj në mes të tjerash e ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që e vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. Ligji e ka për qëllim edhe që të garantojë dhe sigurojë përgjegjësitë e prindërve, familjes, organeve të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit për kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve duke u bazuar në interesin më të mirë të fëmijëve.

 

Me rastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, përmes llogarisë së tyre në Facebook e ka filluar një fushatë për promovimin e këtij ligji me porosinë: “Për herë të parë në Kosovë, fëmijët do të jenë të mbrojtur me një ligj të veçantë. Mbetet përgjegjësi e jona për tu angazhuar të gjithë bashkë, që ky ligj të gjejë zbatim dhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.”

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE