INOVACIONI NË MËSIMDHËNIE

 

Sistemi arsimor është një ndër shtyllat kryesore mbi të cilën mbështetet zhvillimi, prandaj fokus i veçantë i duhet kushtuar përditësimit të sistemeve arsimore, metodologjisë së mësimdhënies si dhe relevancës së lëndëve mësimore.

 

Pandemia e COVID-19 e ka krijuar nevojën për ndryshime rrënjësore në shumë fusha të jetës sonë, me theks të veçantë në transformimin dixhital të veprimtarive. Ky revolucion teknologjik që po e përjetojmë tani e ka ndikuar edhe arsimimin i cili tani po kryhet nga distanca.

 

Në lidhje me këtë temë Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e ka organizuar një forum, në të cilin panelistët Venera Llunji (Prorektore në Kolegjin AAB) dhe Brian Kissman, (Drejtor i American School of Kosova) folën më shumë për inovacionin në proceset e mësimdhënies dhe sektorit të arsimit në përgjithësi si dhe për sfidat aktuale në arsim.

 

Të gjithë të interesuarit mund ta shohin këtë diskutim këtu.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE