ISHULLI ENGETSU NË PREFEKTURËN WAKAYAMA (UAKAJAMA) NË JAPONI

 

Shumë afër bregut të Shirahama, një qytezë e pushimeve në bregdetin jugor të Japonisë gjendet një ishull aq i vogël sa që është më shumë një hark natyral se sa ishull. Sidoqoftë, çfarëdo që i mungon në lidhje me përmasat e tij, ky vend e kompenson me bukurinë e tij skenike.

 

Ky formacion është vetë 130 metra i gjatë, por është qendra e tij boshe e cila e ka frymëzuar emrin e tij dhe që vazhdon që të frymëzojë shumë njerëz që të bëjnë fotografi të këtij lokacioni. Emri i tij Engetsu që do të thotë “Hëna e Plotë”, është vetëm ofiqi i tij, pasi që emri i tij zyrtar është Takashima.

 

Boshllëku i tij në formën e hënës është krijuar nga era dhe uji, dhe autoritetet lokale tashmë kanë nxjerrë vërejtje rreziku për vizitat në Engetsu, për shkak të rrezikut që ky hark të shembet.

Gjithsesi, respektimi i këtij lajmërimi duket se nuk është shumë i vështirë për t’u respektuar – posaçërisht duke e pasur parasysh se sa të bukura janë fotot e këtij vendi nga distanca.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE