JAVA BOTËRORE E VETËDIJESIMIT PËR ANTIBIOTIKË

JAVA BOTËRORE E VETËDIJESIMIT PËR ANTIBIOTIKË

 

Nga sot (18 nëntor) e deri më 24 nëntor 2020 në mbarë botën do të shënohet Java Botërore e Vetëdijesimit për Antibiotikë (JBVA). Synimi i shënimit të kësaj jave është që të rritet vetëdijesimi ndaj rezistencës antimikrobiale globale dhe për të nxitur praktikat më të mira tek njerëzit, punëtorët shëndetësor dhe bërësit e politikave, për të shmangur lindjen dhe përhapjen e infektimeve që iu rezistojnë ilaçeve.

 

Rezistenca Antimikrobiale (Antimicrobial Resistance – AMR) ndodh kur bakteret, viruset, kërpudhat (fungi) dhe parazitët iu rezistojnë efekteve të ilaçeve dhe e vështirësojnë trajtimin e infeksioneve të thjeshta. Rrjedhimisht, kjo e rrit rrezikun e përhapjes së sëmundjeve të rënda dhe vdekjes. Antimikrobialet përdoren për të luftuar sëmundjet tek njerëzit, kafshët dhe bimët dhe ato i përfshijnë ilaçet antibiotike, antivirale, antifungale (kundër kërpudhave) dhe antiparazite.

 

Një plan global për të trajtuar problemin në rritje të rezistencës ndaj antibiotikëve dhe ilaçeve të tjera antimikrobiale u mbështet në Asamblenë e Gjashtëdhjetetetë të Shëndetit Botëror, në maj të vitit 2015. Një nga objektivat kryesor të këtij plani ishte që të përmirësohej vetëdijesimi dhe të kuptuarit e rezistencës antimikrobiale përmes komunikimit, edukimit dhe trajnimeve efektive.

 

Pa dyshim, shënimi i kësaj jave sivjet lidhet ngushtë edhe me përhapjen e pandemisë së COVID-19 dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka përgatitur një sërë pamfletesh vetëdijesuese për antibiotikët, të cilat mund t’i gjeni të postuara nga Ministria e Shëndetësisë edhe në gjuhën shqipe këtu.

 

JBVA shënohet çdo vit nga 18 deri më 24 nëntor.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE