JENI TË PAKËNAQUR ME SHPEJTËSINË E WI-FI? JA DISA KËSHILLA PRAKTIKE

 

Kompania Google i ka prezantuar disa këshilla për përdoruesit e saj për të përmirësuar sinjalin e rrjetit të tyre wi-fi, të cilat duhet të jenë të zbatueshme për shumicën e ruterëve. Nëse keni sinjal të dobët wi-fi, padyshim që ia vlen që t’i provoni disa prej këtyre këshillave për ta përmirësuar sinjalin tuaj.

 

Sigurohuni që ruteri juaj të jetë i përditësuar

Nëse ruteri i juaj është më i vjetër se tre ose katër vjet, atëherë ai mund të jetë pengesë për telefonin tuaj të ri të mençur ose kompjuterin tuaj.

 

Gjithmonë mbrojeni rrjetin me një fjalëkalim

Mbase mund t’ju duket praktike që të keni një rrjet interneti të hapur, pa fjalëkalim, pasi që kështu nuk duhet ta mbani mend atë si dhe nuk rrezikoni që ta harroni. Mirëpo, kini kujdes. Kur rrjeti nuk është i mbrojtur me fjalëkalim, atëherë në të do të mund të lidhen të gjitha pajisjet që janë në afërsi dhe ta komprometojnë shpejtësinë e rrjetit tuaj.

 

Krijojeni një rrjet më vete për mysafirët tuaj

Nëse ju vijnë shpesh mysafirë, atëherë keni gjasa të mëdha që ta ndani tepër shumë fjalëkalimin tuaj. Për këtë arsye krijoni një rrjet për mysafirët. Kështu mysafirët tuaj do të kenë qasje në internetin tuaj, në ndërkohë që të gjitha pajisjet tuaja mbesin të cigurta dhe private.

 

Vendoseni ruterin tuaj në pikën më qendrore në shtëpinë tuaj

Sa më shumë largohet prej ruterit sinjali wi-fi vjen duke u dobësuar. Rrjedhimisht, kur e keni ruterin të vendosur në një dhomë dhe provoni të shikoni një video në dhomën tjetër, atëherë shpejtësia do të jetë më e ngadalshme. Prandaj, vendoseni ruterin tuaj në pikën më qendrore të shtëpisë në mënyrë që sinjali të shpërndahet baras në tërë hapësirën e shtëpisë.

 

Për hapësira më të mëdha apo me shumë mure përdorni përforcues të sinjalit

Ashtu sikurse distanca edhe muret e pengojnë shpejtësinë e sinjalit të rrjetit wi-fi. Për ta tejkaluar këtë problem afër zonave më problematike vendosni përforcues të sinjalit wi-fi.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE