JETA SHKOLLORE NË KONVIKTET E NXËNËSVE: FILLIM ZBAVITËS I NJË ETAPE TË RE

29.06.2020

Kalimi nga shkolla fillore në shkollën e mesme është pak stresues në vetvete, sepse do të thotë moshë më e pjekur, obligime më të mëdha, materiale mësimore më të koklavitura, madje ndonjëjherë edhe shqetësues për shkak të dyshimit në vetvete nëse kemi zgjedhur shkollën e duhur, apo nëse kemi zgjedhur edhe drejtimin më të mirë. Realisht, të gjitha këto janë goxha faktorë “të frikshëm” për një person të moshës 14-15 vjeç. Për disa, kjo etapë e jetës nënkupton gjithashtu edhe largimin nga shtëpia e prindërve të tyre dhe nga vendi ku ju jetojnë, dhe zhvendosja në një apartament ose në një konvikt të shkollës së mesme.

 

Si është jeta në këto konvikte?

 

Mund të ndodhë që dikush nga i njëjti vend nga i cili vini ju, të jetë nxënës në shkollën ku ju keni aplikuar dhe gjithashtu të banojë në konvikt, kështu që tani më veq e keni dikë që e njihni.

 

Sidoqoftë, mund të ndodhë që të mos njihni askënd atje, gjë që nuk është aspak e tmerrshme! Do të keni shokë të dhomës, me të cilët bashkëjetesa sigurisht që do të jetë shumë interesante, sapo të njiheni dhe të gjeni një metodë të funksionimit në bashkësi dhe gjithashtu me ta mund edhe të kaloni kohën e lirë.

 

Ndoshta me disa nga këta shokë do të vazhdoni edhe studimet e larta por nje gjë është e sigurtë, shumica prej këtyre shokëve nga shkolla e mesme do të mbesim miqtë tuaj përgjithmonë.

 

Obligimet

 

Jetesa në konvikt, lënë anash obligimet shkollore, mbart në vete detyra të caktuara të cilat thënë thjeshtë do ti kishit edhe nëse do të jetonit ne shtëpitë tuaja. Për shembull: së bashku më nxënësit e tjerë të konviktit do kujdesseni për mirëmbajtjen e oborrit apo edhe menzës së ushqimit.

 

Aktivitetet gjatë kohës së lirë

 

Brenda konvikteve shkollore zakonisht funksionojnë klube të shumta në të cilat ju do të mund të shprehni interesimet e tuaja e besa edhe të zbuloni ndonjë talent të fshehur që e keni: klubi i aktrimit, i muzikës, I sportit e të tjera. Jo rrallë organizohen edhe vizita nëpër objekte të trashëgimisë kulturore apo edhe mbrëmje letrare ku autorë në zë shpalosin para nxënësve krijimtarinë e tyre letrare.

NEW MAGAZINE