JUPITERI DHE HËNAT E GALILEOS

 

Më 7 janar 1610, Galileo ishte njeriu i parë që e drejtoi një teleskop drejt Jupiterit, dhe ajo që ai pa e befasoi atë. Të radhitura në linjë afër planetit ishin tri yje të vogla, një në të majtë të planetit dhe dy në të djathtë. Mirëpo, kur ai e shikoi këtë formacion të nesërmen në mbrëmje, ai e pa që të tre trupat e vegjël qiellor ishin në të njëjtën anë të planetit.

 

Gjatë tërë javës në vijim ai i vëzhgoi tri yjet e vogla (të cilave iu shtua një i katërt) teksa i ndryshonin pozitat e tyre, teksa vazhdonin të qëndronin në afërsi të Jupiterit. Më 15 janar ai e zbërtheu këtë enigmë – ai ishte duke i shikuar katër hëna që rrotulloheshin rreth planetit.

 

Ky ishte një zbulim që do të kishte ndikime rrënjësore në të kuptuarit tonë të gjithësisë, dhe që ofronte dëshmi që Toka nuk ishte në qendër të universit dhe se gjithçka rrotullohej rreth saj.

 

I kujdesshëm po aq sa edhe mendjendritur, Galileo i quajti të katër hënat “Yjet e Mediçit” në nder të patronit të tij Cosimo Medici (Kozimo Mediçi). Mirëpo me kalimin e viteve, teksa ndikimi i familjes Medici u zbeh, këto hëna u bënë të njohura si Hënat e Galileos dhe emrat e tyre janë: Io, Europa, Ganimedi dhe Kalisto.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE