KAMPI DIGJITAL I TË RINJVE PËR DEMOKRACI 2020

Instituti Kombëtar Demokratik – NDI në Kosovë organizon edicionin e dytë të Kampit të të Rinjve për Demokraci, i cili synon që të promovoj dhe inkurajoj bashkëpunimin ndër-etnik dhe ndërtimin e marrëdhënieve midis të rinjve nga e gjithë Kosova. Kampi i të Rinjve për Demokraci do të nxisë bashkëveprim, përmes punës në grupe, debateve dhe prezantimeve multimediale që përfshijnë video dhe fotografi. Të gjitha sesionet do të jenë të dizajnuara për të adresuar vlerat e demokracisë si të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve jo shumicë, qeverisja e mirë, aktivizmi qytetar dhe angazhimi i të rinjve në proceset politike, po ashtu, ato synojnë që të sigurojnë një hapësirë për rrjetëzim, dhe të ofrojnë mundësi për shprehje të mendimeve ndryshe.

 

Ky program është paraparë të organizohet në formatin digjital për shkak të pandemisë COVID-19. Kampi virtual pesë-ditor do të organizohet gjatë periudhës 6-10 korrik 2020 ndërsa sesionet do të mbahen nga ora 9:30 – 13:00.

 

Procesi i rekrutimit të pjesëmarrësve do të zhvillohet nga NDI, duke përzgjedhur 30 pjesëmarrës, të cilët kryesisht flasin gjuhën serbe. Për të inkurajuar bashkëpunimin ndër-etnik dhe krijimin e marrëdhënieve midis të rinjve nga i gjithë vendi, të rinj nga të gjitha komunitetet do të jenë pjesë e kampit. Kampi i të Rinjve për Demokraci do të mbahet përmes platformës Zoom dhe do të zhvillohet në gjuhën serbe me përkthim në gjuhën shqipe. NDI do të angazhoj trajner dhe folës me përvojë të gjerë për të siguruar trajnime dhe udhëzime për angazhimin qytetar, dezinformimin dhe multimediat.

Pas përfundimit të suksesshëm të kampit intensiv pesëditor, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën e lëshuar nga NDI dhe USAID.

 

Procesi i aplikimit do të jetë i hapur gjatë periudhës 11–28 qershor, 2020. Të gjithë kandidatët e interesuar për të marrë pjesë në Kampin e të Rinjve për Demokraci duhet të aplikojnë duke plotësuar formularin për aplikim, të cilin mund ta gjejnë në adresën: https://forms.gle/dN4hThiaFp8MfMW76. Të gjithë aplikantët do të njoftohen për rezultatin e aplikimit të tyre më 30 qershor 2020.

 

Kriteret kyçe për përzgjedhje të pjesëmarrësve:

 

Arritja e shkallës së diversitetit: përfaqësimi multi-etnik dhe rajonal;

Kandidatët duhet t’i takojnë moshës 18 – 25 vjeçare;

Njohuria e gjuhës serbe është e dëshirueshme por jo e domosdoshme për komunitetet jo serb-folëse;

Mundësia dhe përkushtimi për pjesëmarrje të plotë në sesione virtuale të kampit nga 6 deri më 10 korrik, 2020 nga ora 09:30 deri në orën 13:00.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE