KATEDRALJA E ARTË NË KANIONET E ESCALANTE, UTAH, SHBA

Shkëmbi ranor është materiali, kurse Lumi Escalante është skulptori në këtë vend me një sipërfaqe prej 3884 kilometra katror të territorit të gërryer në mënyrë fantastike në Utah-un Jugor në SHBA.

 

Kanione si kështjella, shkëmbinj si kapuç, harqe natyrale, gryka të thella dhe mure të rrëpira të shkëmbinjve janë pamjet që i shohin ata që e vizitojnë këtë peizazh të largët.

 

Në mesin e tyre Katedralja e Artë është atraksioni kryesor, por Kanioni i Neonit është po aq mahnitës, sidomos kur drita e perëndimit të diellit bie mbi muret e kanionit duke ua dhënë shkëlqimin portokalli të zjarrtë.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE