KËNGA E BALENAVE

 

Tingujt e balenave, të njohur sipas emërtimit të përbashkët “këngët” e balenave, janë tinguj që balenat i prodhojnë për qëllime të ndryshme të komunikimit.

 

Mekanizmi për prodhimin e tingujve dallon nga njëra familje e balenave në tjetrën. Gjitarët detar, sikurse janë balenat dhe delfinët, varen shumë më tepër nga tingujt si mjet i komunikimit dhe shqisor se sa gjitarët e tjerë në tokë. kjo për arsyen e thjeshtë se shqisat e tjera janë shumë më pak efikase në ujë.

 

Shikimi është më pak i dobishëm për gjitarët detar për shkak të mënyrës se si uji e përthith dritën. Edhe nuhatja është e kufizuar pasi që molekulat përhapen në ujë më ngadalë se sa në ajër. Mirëpo, në anën tjetër, shpejtësia e zërit në ujë është katër herë më e lartë se sa në atmosferë në lartësi. Duke qenë se gjitarët detar janë kaq shumë të varur nga dëgjimi për të komunikuar dhe ushqyer, ekologët janë të brengosur që ata mund të dëmtohen nga zhurma e shtuar mjedisore në oqeanet e botës, zhurmë kjo e shkaktuar nga anijet, sonarët dhe studimet sizmike detare.

Fjala “këngë” pikësëpari përdoret për të përshkruar matricën e tingujve të rregullt dhe të parashikueshëm që i formojnë disa lloje të caktuara të balenave, kryesuar nga balenat gungaçe. Këta tinguj, nganjëherë krahasohen me muzikën, kurse meshkujt e balenave gungaçe përshkruhen si “kompozitorë të përhershëm” të këngëve, të cilat janë “ngjasojnë në mënyrë të pabesueshme me traditat muzikore njerëzore.”

 

Meshkujt e balenave gungaçe këndojnë vetëm gjatë periudhës së çiftimit, ndërsa këngët e tyre janë të ngjashme dhe nganjëherë pothuajse identike, brenda një popullate të njëjtë. Besohet se në këtë mënyrë këto balena meshkuj i theksojnë cilësitë e tyre fizike për femrat.

Tingujt kërcitës që prodhohen nga delfinët nuk ngjasojnë me “këngët” e balenave, mirëpo besohet që këta tinguj kërcitës i përfaqësojnë telat ritmik të një individi dhe e mundësojnë koordinimin e tyre gjatë aktivitetit të ngrënies.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE