KËSHILLIM PËR STUDIME DHE BURSA NË SHBA

American Advising Center (AAC) në Prishtinë e ka hapur konkursin për trajnim falas për mësimdhënësit e Kosovës. Ky trajnim do të mbahet gjatë muajit gusht 2020 dhe tema e tij do të jetë: “Këshillim për Studime dhe Bursa në SHBA”. AAC është i akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për ofrimin e trajnimeve për licencim dhe zhvillim profesional të mësimdhënësve të Kosovës.

 

Materialet e trajnimit janë në gjuhën angleze mirëpo, trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ai do të organizohet në formë të kombinuar – atë virtuale nëpërmjet platformës Google for Education – Google Classroom/Meet dhe përmes takimeve individuale ose në grupe të vogla në American Advising Center, që gjendet në katin e parë të ndërtesës së Fakultetit të Edukimit (Universiteti i Prishtinës) në Prishtinë.

 

Ky trajnim është i dedikuar për të gjithë mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta dhe të ulëta, gjimnazeve dhe shkollave profesionale. Orari i trajnimit do të jetë si në vijim:

 

– 20 gusht 2020 – 12:00 – 16:30 – Takim virtual

– 21 gusht 2020 – 08:00 – 16:30 – Orar individual/grupe të vogla – në AAC

– 24 gusht 2020 – 12:00 – 16:30 – Takim virtual

– 25 gusht 2020 – 12:00 – 16:30 – Takim virtual

– 26 gusht 2020 – 12:00 – 16:30 – Takim virtual

– 27 gusht 2020 – 12:00 – 16:30 – Takim virtual

– 28 gusht 2020 – 08:00 – 16:30 – Orar individual/grupe të vogla – në AAC

 

Pjesëmarrja në të gjitha seancat [virtuale dhe në takimet në zyre] janë të detyrueshme për përfundim të suksesshëm të trajnimit dhe marrjen e certifikatës. Certifikata lëshohet nga American Advising Center, EducationUSA dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

Ky trajnim ofrohet FALAS. Sidoqoftë, me mirësi, kërkohet nga pjesëmarrësit që të paguajnë librin “TOEFL iBT Student Preparation”, i cili do të përdoret, në disa pjesë, për trajnim. Libri kushton 40 EURO dhe, natyrisht, bëhet pronë e Juaj. Ju lutem vini re se trajnimi dhe libri janë një pako e përbashkët. Po ashtu, mos harroni që numri i pjesëmarrësve në këtë trajnim është i kufizuar pasi që do të organizohet vetëm një grup. Prandaj mos hezitoni, nëse jeni të interesuar që të bëheni pjesë e këtij trajnimi e tëra që duhet të bëni është që të plotësoni formularin për aplikim të cilin e gjeni në këtë adresë:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeRRk3UedCKyPP-og-zbVHQHBIeu6r7FxWDjnK5oohQBVQLNQ/viewform?fbclid=IwAR0SwO0BmqZmDeufy0oTXLI53p9naFBZSunVME_qzfheZX70TBwo0RmKxEs.

 

Nëse keni nevojë për informata shtesë në lidhje me këtë trajnim ju mund të kontaktoni:

Rrezarta Fondaj

American Advising Center

Tel: +383 44 56 70 80

Email: info@aack.org

Ueb faqe: www.aacks.org & www.facebook.com/aacks

 

American Advising Center (AAC) është një qendër zyrtare EducationUSA në Kosovë e cila mbështetet nga Departamenti i Shtetit përmes Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE