KËSHTJELLA HIMEJI – KËSHTJELLA MË MIRË E RUAJTUR NË JAPONI

 

Kështjella Himeji njihet edhe si Kështjella e Heronit të Bardhë dhe ajo është Pasuri Kombëtare e Japonisë si dhe një lokacion i Trashëgimisë Botërore. Statusi i saj si një prej 12 kështjellave të mbetura origjinale të Japonisë e bën këtë kala një prej vendeve që duhet vizituar nga të gjithë ata që janë të interesuar në historinë e Japonisë.

 

Gjërat që duhet të shihen në këtë kështjellë

  • Më shumë se 1.000 pemë qershie brenda kështjellës të cilat lulëzojnë në çdo pranverë.
  • Fortifikata kryesore 400 vjeçare e kështjellës.
  • Kopshti Kokoen i periudhës së stilit Edo, i cili në mënyrë të mahnitshme i pasqyron ndërrimet e stinëve në Japoni.

600 vjet histori

Kështjella Himeji është 600 vjet e vjetër. Duke qenë një pikë strategjike për mbrojtje në perëndim të qytetit Kyoto, grupi i parë i fortifikimeve u ndërtua diku në vitet 1400. Kompleksi aktual i kështjellës u përfundua në vitin 1609, nën mbikëqyrjen e daimyo Lordit Ikeda Terumasa dhe ajo përbëhet nga më shumë se 80 ndërtesa të cilat janë të ndërlidhura me një sërë shtigjesh në formën e labirinteve.

 

Vizita deri në një pikë të caktuar është falas

Porta Otemon, është hyrja kryesore në Kështjellën Himeji, dhe ajo sot e mundëson qasjen në pjesën ku vizitat në kështjellë janë falas, pjesë kjo që njihet si San-no-maru. Kjo pjesë e kështjellës e ka një lëndinë të gjerë me një numër të drunjve të qershisë dhe në pranverë ajo njihet për piknikët e beharit të qershisë.

Fortifikata kryesore

Përmes Portës Hishi kalohet në pjesën ku vizitat duhet të paguhen. Që këtu fillojnë shtigjet e ngushta të pjesës së brendshme të kështjellës të cilat çojnë deri te fortifikata kryesore prej gjashtë katesh.

 

Në katin më të lartë të kështjellës gjendet vetëm një faltore e vogël si dhe pikat e vështrimit nga të cilat mund të shihen pjesët e Kështjellës Himeji, por edhe qyteti. Në këtë pjesë të kështjellës gjendet edhe pjesa e njohur si Nishi-no-maru, e cila ofron pamje të mrekullueshme të fortifikatës kryesore.

Kopshti i Kështjellës Himeji

Kokoen është një kopsht japonez afër Kështjellës Himeji. Ai përbëhet nga nëntë kopshte të ndara me mure, të cilat janë dizajnuar në stilet e ndryshme të periudhës Edo. Kopshtet janë hapur në vitin 1992 për të përkujtuar qindvjetorin e Qytetit Himeji.

 

Udhëtimet me varkë

Vetëm një nga tri hendeqet origjinale të Himejit ka mbetur i paprekur deri në ditët e sotme. Ai njihet si goku-bori, ose hendeku i brendshëm, dhe vizitorët modern kanë mundësi që për një pagesë të caktuar të bëjnë xhiro me varkë në këtë hendek.

Renovuar rishtas

Pas përfundimit të një projekti pesëvjeçar, i cili filloi në vitin 2010, Kështjella Himeji u rihap në tërësi për publikun më 27 2015. Në kuadër të këtij projekti kështjella u renovua.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE