KEUKENHOF – “KOPSHTI I EVROPËS” NË HOLANDË

 

Keukenhof (që në përkthim do të thotë kopshti i kuzhinës), i njohur edhe si “Kopshti i Evropës”, është një prej kopshteve më të mëdha të luleve në botë. Në një sipërfaqe prej 32 hektarësh, çdo vit 40 kopshtarë i mbjellin rreth 7 milionë lule. Krahas tulipanëve aty ka edhe lule të tjera si zymbyla, narcis, zambakë, trëndafila, karafil, etj.

 

Historia

Keukenhof gjendet në komunën Lisse, në provincën e Holandës Jugore në jugperëndim të Amsterdamit. Përndryshe, ky kopsht përrallor gjendet në terrenin e gjuetisë të Slot Teylingen (Kështjellës Teylingen) që daton nga shekulli i 15-të, dhe ishte kopshti i kuzhinës së kësaj kështjelle, prej nga vjen edhe emri i tij. Fillimisht, pronare e Kështjellës Teylingen ishte kontesha Jacoba van Beieren (1401-1436). Në vitin 1638 këtë pronë e bleu Adriaen Maertensz Block, kapiten dhe guvernator i Kompanisë Holandeze të Indisë Lindore. Në vitin 1641 ai e ndërtoi një rezidencë të madhe të cilën e quajti Keukenhof, dhe e cila tani njihet si Kështjella Keukenhof.

Kështjella Keukenhof

Në vitin 1857, pronarët e kohës Baroni dhe Baronesha Van Pallandt, e angazhuan arkitektin e peizazheve Jan David Zocher dhe të birin e tij Louis Paul Zocher, të cilët janë edhe dizajnuesit e parkut Vondelpark në Amsterdam, për të rregulluar parkun dhe pronën përreth kështjellës. Parqet e dizajnuara në stilin anglez vazhdojnë të jenë themeli i kopshteve të sotme.

Parku është i hapur për publikun e gjerë për tetë javë gjatë sezonit të tulipanëve

Themelimi i parkut modern

Parku Keukenhof, siç njihet tani, u themelua në vitin 1949 nga një konsorcium i kultivuesve dhe eksportuesve të luleve. Kopshti u hap për publikun në vitin 1950, dhe në vitin e parë i regjistroi 200.000 vizitorë. Në vitin 2017 atë e kanë vizituar 1,4 milionë vizitorë. Ndërsa në vitin 2019 kopshti Keukenhof i ka gjeneruar 25 milionë euro të ardhura.

Lulet mbillen ashtu që gjatë 8 javëve të ketë lule të çelura

Çdo vit, nga mesi i marsit deri nga mesi i majit (sivjet ishte nga 23 mars deri më 14 maj), varësisht nga sezoni i çeljes së luleve, parku hapet për turistët. Gjatë kësaj periudhe, parku është i hapur çdo ditë nga ora 08:00 në mëngjes deri në orën 19:30 në mbrëmje.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE