KFOR-I E NDIHMOI QENDRËN KRYESORE TË MJEKËSISË FAMILJARE NË SHTIME

 

KFOR-i vazhdon me përkrahjen e qytetarëve në Kosovë në mënyra të ndryshme. Të hënën (1 mars), CIMIC-u (Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak i KFOR-it), në bashkëpunim me LMT-në që vepron në Shtime, dhuruan pajisje mbrojtëse ndaj COVID-19 për personelin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Shtime.

 

Pas pranimit të këtij donacioni nga KFOR-i, shefi i Mjekësisë Familjare në këtë qendër, Dr. Agim Zejna, ishte shumë mirënjohës: “E falënderoj KFOR-in shumë për këtë donacion, i cili përfshinë veshje mbrojtëse, antiseptik, termometra digjital, maska të ndryshme dhe gjëra të cilat shërbejnë drejtpërdrejt në luftimin e COVID-19. Ne po mundohemi ta menaxhojmë sa më mirë këtë situatë, dhe kjo ndihmë është e mirëseardhur. Kjo pandemi nuk është problem vetëm i shëndetësisë, por i gjithë shoqërisë. Shpresoj që së bashku do t’ia dalim dhe ta tejkalojmë këtë gjendje e cila e ka rënduar jetën në përgjithësi.”

 

Ky është edhe një donacion tjetër në vazhdën e një sërë donacionesh që KFOR-i i ka realizuar ndër vite dhe sidomos që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19. Njëherit, ky donacion e dëshmon sërish përkushtimin e KFOR-it për t’i ndihmuar dhe përkrahur institucionet e ndryshme në Kosovë.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE