KFOR-i E PËRURON KËNDIN E RI TË LODRAVE NË LEBANË

Ushtarët e Komandës Rajonale lindje të KFOR-it nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara e përuruan ditën e premte (18/09/2020) një kënd të ri të lodrave në oborrin e shkollës fillore “Nexhmi Mustafa” në fshatin Lebanë në komunën e Prishtinës. Ky kënd i lodrave do t’iu shërbejë të gjitha etnive që jetojnë në këtë fshat. Projekti u inicua dhe u finalizua nga ekipi italian për monitorim dhe ndërlidhje (Liaison and Monitoring Team – LMT), i cili vepron në rajonin e Prishtinës, kurse është financuar nga NATO.

 

Në këtë shkollë mësimin e vijojnë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, andaj në kuadër të këtij projekti, parku është pajisur me lodra të ndryshme të përshtatshme për këtë grup moshë. Me rastin e përurimit të këtij parku, mësimdhënësja dhe përgjegjësja e shkollës “Nexhmi Mustafa” në Lebanë, Vjollca Berisha tha se kjo ishte një ditë e veçantë për shkollën: “Nxënësit ishin të gëzuar pa masë sot, sepse u hap një park i lodrave këtu, lodra të cilat nuk i kanë gëzuar deri më sot. Një falënderim shumë i madh nga nxënësit dhe mësimdhënësit shkon për KFOR-in.”

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE