KOPSHTI BOTANIK I RIO DE ZHANEIRO (RIO DE JANEIRO)

 

Kopshti botanik i Rio de Zhaneiro është një prej kopshteve botanike dhe arboretumet (kopsht botanik i dedikuar për drunjtë) më madhështore në botë. Ai u themelua në vitin 1808 nga princi regjent Xhon (John) i Mbretërisë së Bashkuar të Brazilit dhe Portugalisë (më vonë Mbreti Xhon i VI), për të prezantuar dhe aklimatizuar bimët ekonomikisht dobiprurëse nga rajonet e tjera tropikale të botës.

 

Rezervat i biosferës i UNESCO

Kopshti e ka një sipërfaqe prej 141 hektarësh, e cila gjendet rrëzë majave të larta malore, dhe ai i ka mbi 7.000 specie të bimëve tropikale. Një tjetër element mbresëlënës i këtij kopshti janë rrugët spektakolare të palmave mbretërore të cilat janë rreth 30 metra të larta.

 

Kopshti e ka edhe një herbarium me rreth 330.000 ekzemplarë referues, një librari të pasur, si dhe laboratorë hulumtuese të pajisura mirë. Të gjitha këto begati janë arsyeja pse ky kopsht është shpallur nga UNESCO si një rezervat i biosferës.

Kopshti i shqisave

Atraksioni kryesor i këtij kopshti botanik është pjesa e njohur si kopshti i shqisave, i cili është i mbushur me bimë barishtore dhe aromatike. Po ashtu, aty gjenden edhe shenja në gjuhën Braille si dhe një shatërvan gurgullues dhe zogj që këndojnë pandërprerë. Të gjitha këto e krijojnë një atmosferë të përsosur të qetësisë për të gjithë vizitorët e verbër.

Kopshti i orkideve (Orkideariumi)

Kjo është një serë e cila fillimisht ishte e ndërtuar nga druri, por më vonë, në vitin 1930 për të qenë të saktë, u rinovua me çelik dhe xham. Orkideariumi shfrytëzohet si një qendër studiuese për diversitetin e familjes së orkideve. Për këtë arsye aty gjenden mbi 2.000 specie të orkideve.

Kopshtet japoneze

Një tjetër pjesë interesante e këtij kopshti janë kopshtet japoneze, të cilat janë të mbushura me qershitë japoneze, pemë Bonsai, shtëpi të kopshtit, dhe ura të drunjta. Nuk mungojnë as pellgjet me ujë, të cilatjanë të mbushura me krap dhe peshq japonez Koi.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE