KURIOZITETE PËR TRUPIN E NJERIUT

Shumica e njerëzve besojnë se në shekullin e 21-të ne e dimë gjithçka për trupin e njeriut. Mirëpo, gjatë viteve të fundit, shkencëtarët kanë bërë zbulime të pabesueshme. Ata e kanë gjetur një organ të ri, një rrjet qelizash të panjohur deri tani si dhe ndryshimin e temperaturës së brendshme të trupit të njeriut.

 

Organi i 79-të i trupit të njeriut gjendet në abdomen

Para disa viteve është gjetur organi i 79-të i trupit të njeriut. Ekzistenca e kësaj membrane e cila i mbështjellë muret e zgavrës së barkut ka qenë e njohur që nga shekulli i pesëmbëdhjetë. Mirëpo, është menduar se ajo është e fragmentuar dhe e ndërprerë. Hulumtuesit e kanë zbuluar se bëhet fjalë për një strukturë të njëjtë e cila i lidh zorrët me barkun. Gjithsesi, funksioni i këtij organi mbetet mister.

 

Temperatura e trupit ka rënë!

36,5 gradë celsius është temperatura normale e trupit të njeriut të shekullin e 21-të, në krahasim me 37 gradë siç është thënë deri tani. Sipas hulumtuesve amerikanë, të cilët i kanë studiuar mbi 600.000 matje të temperaturave të banorëve të SHBA-ve nga viti 1862 deri në vitin 2017, temperatura mesatare e trupit njerëzor ka rënë për 0,03 gradë çdo dhjetë vjet. Motivet kryesore do të ishin rëniet e infeksioneve falë zhvillimit ekonomik, standardeve jetësore, shkallës më të lartë të higjienës dhe shfrytëzimit të antibiotikëve.

 

Mijëra kapilarë në qendër të eshtrave

Eshtrat shpesh prezantohen si struktura inerte, të cilat përbëhen nga inde kompakte dhe sfungjerore. Vetëm shtesa e jashtme është e vaskularizuar dhe e lidhur me qarkullimin e përgjithshëm të gjakut. Kështu është menduar deri në janar të vitit 2019, kur shkencëtarët e zbuluan një rrjet të kapilarëve në brendësi të eshtrave. Ky rrjet, krijon një rrugë të shkurtër për rruazat e gjakut, të cilat prodhohen në palcën kurrizore dhe të cilat gjenden në qendër të ashtit që të mund të depërtojnë në qarkullim. Sidoqoftë, këta kapilarë janë shumë të imët se enët normale të gjakut, me një diametër 40 deri në 100 mikrometra.

 

Ekziston kufiri absolut i qëndrueshmërisë njerëzore

Shpesh shtrohet pyetja për kufijtë e trupit njerëzor. A ekziston një kufi për rekordin e shpejtësisë në sprintin 100 metra, apo në kërcim së larti? Në qershor të vitit 2019, shkencëtarët e vërtetuan kufirin e qëndrueshmërisë, gjegjësisht pragun maksimal të kalorive që trupi mund të djeg në një interval të caktuar kohor. Sipas përllogaritjes së tyre, ky prag është i barabartë me shkallën metabolike bazë 2,5 herë më të madhe, gjegjësisht 4.000 kalori në ditë. Kjo nuk do të thotë se është e pamundur që të arrihet por, se nga ky moment, trupi fillon të djeg rezervat pasi që është i paaftë që të asimilojë sasi më të madhe të energjisë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE