KURS TRAJNUES: PËRMIRËSIMI I GJITHË PËRFSHIRJES DHE BARAZISË SOCIALE

 

Nga data 19-27  mars 2021, organizata “S.A.L.T.O. Youth” organizon një kurs trajnues për përmirësimin e gjithë përfshirjes dhe barazisë sociale. Afati për aplikim për pjesëmarrje në këtë trajnim është i hapur deri më 14 mars.

 

Kursi është i hapur për të gjithë punonjësit rinor, të tashëm dhe të ardhshëm, për të rinjtë që aktualisht janë në zhvillim e sipër të aftësive specifike, duke u fokusuar në zhvillimin e burimeve për diversitet, gjithë përfshirje, mos diskriminim dhe zotërimin e shkathtësive të cilat çojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës përmes ndërmarrësisë sociale.

 

Kurs është i bazuar në aplikimin e kompetencave të ndërmarrësisë (RISE) duke u mbështetur në kornizën e kompetencave të Entrecomp dhe Digcomp, si vegla për gjenerimin e kompetencave të cilat na mësojnë që të mendojmë dhe veprojmë si ndërmarrës.

 

Aktivitetet do të përbëhen nga punëtori dinamike dhe kreative, qëllimi i të cilave është që të ngrenë vetëdijen për diversitetin, barazinë dhe gjithë përfshirjen në promovimin e ndërmarrësisë sociale.

 

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për të marrë pjesë në këtë kurs duke e plotësuar formularin që e gjeni këtu.

 

Kurse më shumë detaje rreth agjendës së trajnimit mund të gjeni këtu.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE