‘LAJMËRO POLICINË’ – APLIKACIONI PËR RAPORTIMIN ANONIM TË KRIMIT

Zhvillimi teknologjik sa është sfidues është po aq edhe i dobishëm për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Me përdorimin e teknologjisë, qytetarët mund ta bëjnë punën e tyre më shpejt dhe më lehtë. Teknologjia, po ashtu, ua mundëson komunikimin e shpejtë me miqtë dhe familjet në çdo kohë. Ajo që është më e rëndësishme, teknologjia sot përdoret edhe si mjet për shpëtimin e jetës në procesin e hetimeve nga ana e zbatuesve të ligjit.

 

Incidente të ndryshme ndodhin çdo ditë, siç janë vjedhjet, sulmet, shkeljet e trafikut, aktet abuzive, dhunimet, vrasjet, etj. Për t’i luftuar me sukses këto dukuri negative, është shumë e nevojshme që të informohet Policia e Kosovës, me qëllim që të ndërmerren veprime të menjëhershme për të zgjidhur çështjen apo për të planifikuar dhe ndërmarrë veprime parandaluese për të reduktuar dukuritë e ngjashme. Përkundër kësaj, disa nga incidentet (ngjarjet, kundërvajtjet, veprat penale, etj.) nuk raportohen në Polici nga hezitimi i qytetarëve për zbulimin e identitetit të tyre, apo për të përjashtuar veten nga proceset e mëtutjeshme në lidhje me rastin. Për më tepër, mungesa e ndërveprimit të publikut të gjerë me zbatuesit e ligjit për të raportuar incidentet është një nga sfidat kryesore në ndërtimin e besimit dhe komunikimit reciprok Polici-qytetarë.

 

‘LAJMËRO POLICINË’ – APLIKACIONI PËR RAPORTIMIN ANONIM TË KRIMIT

‘LAJMËRO POLICINË’ – APLIKACIONI PËR RAPORTIMIN ANONIM TË KRIMITZhvillimi teknologjik sa është sfidues është po aq edhe i dobishëm për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Me përdorimin e teknologjisë, qytetarët mund ta bëjnë punën e tyre më shpejt dhe më lehtë. Teknologjia, po ashtu, ua mundëson komunikimin e shpejtë me miqtë dhe familjet në çdo kohë. Ajo që është më e rëndësishme, teknologjia sot përdoret edhe si mjet për shpëtimin e jetës në procesin e hetimeve nga ana e zbatuesve të ligjit.Incidente të ndryshme ndodhin çdo ditë, siç janë vjedhjet, sulmet, shkeljet e trafikut, aktet abuzive, dhunimet, vrasjet, etj. Për t’i luftuar me sukses këto dukuri negative, është shumë e nevojshme që të informohet Policia e Kosovës, me qëllim që të ndërmerren veprime të menjëhershme për të zgjidhur çështjen apo për të planifikuar dhe ndërmarrë veprime parandaluese për të reduktuar dukuritë e ngjashme. Përkundër kësaj, disa nga incidentet (ngjarjet, kundërvajtjet, veprat penale, etj.) nuk raportohen në Polici nga hezitimi i qytetarëve për zbulimin e identitetit të tyre, apo për të përjashtuar veten nga proceset e mëtutjeshme në lidhje me rastin. Për më tepër, mungesa e ndërveprimit të publikut të gjerë me zbatuesit e ligjit për të raportuar incidentet është një nga sfidat kryesore në ndërtimin e besimit dhe komunikimit reciprok Polici-qytetarë.Duke i pasur parasysh të lartcekurat, në kuadër të programit për raportim digjital, Policia E Kosoves duke filluar që sot (24/06/2020) e ka lëshuar në përdorim aplikacionin “Lajmëro Policinë. Qëllimi i zhvillimit të këtij aplikacioni është që qytetarëve t’iu ofrohet një mundësi e re alternative për raportimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale, duke ju garantuar anonimitetin raportuesve si dhe shpejtësinë, efektivitetin dhe efikasitetin e reagimit policor. Aplikacioni “Lajmëro Policinë” është platformë telefonike, e cila do t’ju shërbejë qytetarëve dhe Policisë së Kosovës për të ngritur cilësinë e shërbimeve policore, zbatimin e ligjit dhe për të rritur parametrat e sigurisë publike. Përmes këtij aplikacioni në celular, çdo përdorues mund të raportojë në kohë reale në Policinë e Kosovës përmes teksteve dhe fotove për rastet e dyshuara të shkeljeve penale, kundërvajtjeve, shkeljeve të rregullave të trafikut dhe shqetësimeve të tjera që ndërlidhen me sigurinë publike. Të gjitha të dhënat që dërgohen nga qytetarët procedohen tutje nga Qendrat Operative të Komunikimit Rajonal të Policisë së Kosovës, të cilët operojnë 24/7.Me fjalë të tjera, Aplikacioni “Lajmëro Policinë” është platformë elektronike, e pakufizuar në kohë, mundësi dhe territor, e cila iu mundëson qytetarëve që brenda pak sekondash të raportojnë të gjitha rastet, që ata i shohin, në Policinë e Kosovës. Aplikacioni ofron transparencë dhe konfidencialitet, pasi që të gjitha raportimet dokumentohen dhe denoncimi i qytetarëve mund të mbetet anonim, varësisht nga përzgjedhja e vet qytetarit. Ky aplikacion, po ashtu, i ofron Policisë së Kosovës mundësinë që ta ketë një pasqyrë më të plotë të incidenteve dhe dukurive të tjera. Aplikacioni ka përfitime të dyfishta: e para sepse ai i mundëson qytetarit që të raportojë rastin e caktuar dhe e dyta i siguron Policisë së Kosovës dëshmitë e nevojshme për adresimin dhe trajtimin adekuat të rastit.Të gjithë ata që janë të interesuar që të ndikojnë në rritjen e sigurisë në vendet ku ata jetojnë mund ta bëjnë këtë përmes aplikacionit Lajmëro Policinë duke i ndjekur katër hapa të thjeshtë:HAPI 1 – Shkarkimi i aplikacionit Aplikacioni mund të shkarkohet duke e kërkuar në platformën “Play Store” për pajisjet mobile me sistem operativ “Android”, ndërsa në të ardhmen do të jetë i qasshëm edhe në platformën “iOS”. Po ashtu, mjafton që vetëm të skanoni edhe QR Kodin që Policia e Kosovës e ka përgatitur këtë aplikacion. Aplikacioni “Lajmëro Policinë” mbështetet mbi një platformë web portal, e cila menaxhohet nga Policia e Kosovës dhe iu ofrohet të gjithë personave mbi moshën 18 vjeçare. HAPI 2 – Përzgjedhja e gjuhës Në këtë faqe mund të bëhet përzgjedhja e gjuhës përmes klikimit në ikonat përkatëse, shqip, serbisht dhe anglisht. HAPI 3 – Pajtimi me kushtet e përdorimit Përdoruesit e aplikacionit duhet të zgjedhin katrorin “Unë pajtohem me termat dhe kushtet” dhe ta konfirmojnë duke e shtypur butonin “Pranoj”. Nëse përdoruesit nuk pajtohen me kushtet e përdorimit, atëherë ata nuk do të kenë mundësi të përdorin këtë aplikacion. Përdoruesit mund të çregjistrohen nga përdorimi i këtij aplikacioni në çdo moment, me ç’ rast të gjitha të dhënat e tyre personale të mbledhura për qëllime të ofrimit të aplikacionit do të fshihen në mënyrë automatike. HAPI 4 – Ngarkimi dhe dërgimi i informacionit përmes aplikacionit Kategoritë e raportimit – aplikacioni ka shtatë kategori të lajmërimit: dhunë, vjedhje, komunikacion, armë, korrupsion, drogë dhe të tjera. Të gjitha njoftimet që përmbajnë fotografi, tekste, përshkrime do të ruhen në ueb sistemin e Policisë së Kosovës, i cili do të përdoret vetëm nga Policia e Kosovës për qëllime legjitime dhe në pajtim me ligjin. Nëse raportuesi zgjedh një nga kategoritë e raportimeve dhe klikon mbi të, shfaqet ndërfaqja përkatëse e kategorisë së përzgjedhur. Në meny ndodhen edhe dy ikona të tjera që janë “Lajmëro” që shërben për kthim në faqen kryesore dhe ikona me “shenjë të telefonit” për numrat emergjentë në Kosovë. Pas klikimit në ikonën “Raporto”, raportuesi do të pranojë njoftimin në mënyrë automatike që informacioni është pranuar dhe është adresuar nga Policia. Përdoruesit e këtij aplikacioni mbajnë përgjegjësi për të gjitha informacionet qëllimkëqija të lajmëruara në Policinë e Kosovës.Të gjithë ne e kuptojmë dhe e pranojmë se është tejet e rëndësishme që Policia e Kosovës, si reagues i parë, të jetë sa më efikase në punën e saj. Mirëpo, ky efikasitet i policisë varet nga bashkëpunimi dhe përkrahja që ne si qytetarë ia ofrojmë asaj. Jo më kot thuhet se “Populli është polici dhe policia është popull”. Përmes, aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ të gjithë ne e kemi mundësinë që të gjitha dukuritë negative t’ia raportojmë policisë dhe në këtë mënyrë të ndikojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e nivelit të sigurisë në shoqërinë tonë.

Posted by Magazine 4U – Magazina For You Shqip on E mërkurë, 24 qershor 2020

 

Duke i pasur parasysh të lartcekurat, në kuadër të programit për raportim digjital, Policia e Kosovës duke filluar që sot (24/06/2020) e ka lëshuar në përdorim aplikacionin “Lajmëro Policinë. Qëllimi i zhvillimit të këtij aplikacioni është që qytetarëve t’iu ofrohet një mundësi e re alternative për raportimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale, duke ju garantuar anonimitetin raportuesve si dhe shpejtësinë, efektivitetin dhe efikasitetin e reagimit policor.

 

Aplikacioni “Lajmëro Policinë” është platformë telefonike, e cila do t’ju shërbejë qytetarëve dhe Policisë së Kosovës për të ngritur cilësinë e shërbimeve policore, zbatimin e ligjit dhe për të rritur parametrat e sigurisë publike. Përmes këtij aplikacioni në celular, çdo përdorues mund të raportojë në kohë reale në Policinë e Kosovës përmes teksteve dhe fotove për rastet e dyshuara të shkeljeve penale, kundërvajtjeve, shkeljeve të rregullave të trafikut dhe shqetësimeve të tjera që ndërlidhen me sigurinë publike. Të gjitha të dhënat që dërgohen nga qytetarët procedohen tutje nga Qendrat Operative të Komunikimit Rajonal të Policisë së Kosovës, të cilët operojnë 24/7.

 

Me fjalë të tjera, Aplikacioni “Lajmëro Policinë” është platformë elektronike, e pakufizuar në kohë, mundësi dhe territor, e cila iu mundëson qytetarëve që brenda pak sekondash të raportojnë të gjitha rastet, që ata i shohin, në Policinë e Kosovës. Aplikacioni ofron transparencë dhe konfidencialitet, pasi që të gjitha raportimet dokumentohen dhe denoncimi i qytetarëve mund të mbetet anonim, varësisht nga përzgjedhja e vet qytetarit. Ky aplikacion, po ashtu, i ofron Policisë së Kosovës mundësinë që ta ketë një pasqyrë më të plotë të incidenteve dhe dukurive të tjera. Aplikacioni ka përfitime të dyfishta: e para sepse ai i mundëson qytetarit që të raportojë rastin e caktuar dhe e dyta i siguron Policisë së Kosovës dëshmitë e nevojshme për adresimin dhe trajtimin adekuat të rastit.

 

Të gjithë ata që janë të interesuar që të ndikojnë në rritjen e sigurisë në vendet ku ata jetojnë mund ta bëjnë këtë përmes aplikacionit Lajmëro Policinë duke i ndjekur katër hapa të thjeshtë:

 

HAPI 1 – Shkarkimi i aplikacionit

Aplikacioni mund të shkarkohet duke e kërkuar në platformën “Play Store” për pajisjet mobile me sistem operativ “Android”, ndërsa në të ardhmen do të jetë i qasshëm edhe në platformën “iOS”. Po ashtu, mjafton që vetëm të skanoni edhe QR Kodin që Policia e Kosovës e ka përgatitur për këtë aplikacion. Aplikacioni “Lajmëro Policinë” mbështetet mbi një platformë web portal, e cila menaxhohet nga Policia e Kosovës dhe iu ofrohet të gjithë personave mbi moshën 18 vjeçare.

 

 

 

 

 

 

 

HAPI 2 – Përzgjedhja e gjuhës

Në këtë faqe mund të bëhet përzgjedhja e gjuhës përmes klikimit në ikonat përkatëse, shqip, serbisht dhe anglisht.

 

HAPI 3 – Pajtimi me kushtet e përdorimit

Përdoruesit e aplikacionit duhet të zgjedhin katrorin “Unë pajtohem me termat dhe kushtet” dhe ta konfirmojnë duke e shtypur butonin “Pranoj”. Nëse përdoruesit nuk pajtohen me kushtet e përdorimit, atëherë ata nuk do të kenë mundësi të përdorin këtë aplikacion. Përdoruesit mund të çregjistrohen nga përdorimi i këtij aplikacioni në çdo moment, me ç’ rast të gjitha të dhënat e tyre personale të mbledhura për qëllime të ofrimit të aplikacionit do të fshihen në mënyrë automatike.

 

HAPI 4 – Ngarkimi dhe dërgimi i informacionit përmes aplikacionit

Kategoritë e raportimit – aplikacioni ka shtatë kategori të lajmërimit: dhunë, vjedhje, komunikacion, armë, korrupsion, drogë dhe të tjera. Të gjitha njoftimet që përmbajnë fotografi, tekste, përshkrime do të ruhen në ueb sistemin e Policisë së Kosovës, i cili do të përdoret vetëm nga Policia e Kosovës për qëllime legjitime dhe në pajtim me ligjin. Nëse raportuesi zgjedh një nga kategoritë e raportimeve dhe klikon mbi të, shfaqet ndërfaqja përkatëse e kategorisë së përzgjedhur. Në meny ndodhen edhe dy ikona të tjera që janë “Lajmëro” që shërben për kthim në faqen kryesore dhe ikona me “shenjë të telefonit” për numrat emergjentë në Kosovë. Pas klikimit në ikonën “Raporto”, raportuesi do të pranojë njoftimin në mënyrë automatike që informacioni është pranuar dhe është adresuar nga Policia. Përdoruesit e këtij aplikacioni mbajnë përgjegjësi për të gjitha informacionet qëllimkëqija të lajmëruara në Policinë e Kosovës.

 

Të gjithë ne e kuptojmë dhe e pranojmë se është tejet e rëndësishme që Policia e Kosovës, si reagues i parë, të jetë sa më efikase në punën e saj. Mirëpo, ky efikasitet i policisë varet nga bashkëpunimi dhe përkrahja që ne si qytetarë ia ofrojmë asaj. Jo më kot thuhet se “Populli është polici dhe policia është popull”. Përmes, aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ të gjithë ne e kemi mundësinë që të gjitha dukuritë negative t’ia raportojmë policisë dhe në këtë mënyrë të ndikojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e nivelit të sigurisë në shoqërinë tonë.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE