LISTA E MR. BEAN PËR COVID-19

30.07.2020

Cilat janë gjërat kryesore për të qenë të sigurt gjatë pandemisë së COVID-19? Pastrim9i i duarve, distanca fizike, kontaktet me të afërmit tanë, përcjellja e simptomave të mundshme. Edhe personazhi i famshëm televiziv, kinematografik dhe i animuar z. Bin (Mr. Bean) është duke i përcjellë këshillat e Organizatës Botërore Shëndetësore, andaj ato i gjeni edhe në listën e tij të gjërave që duhet bërë për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Për ata që nuk e njohin personazhin e Mr. Bean, mund të ju themi se bëhet fjalë për personazhin kryesor të serisë televizive humoristike britanike në të cilën rolin kryesor e luan aktori Rowan Atkinson. Kjo seri ka arritur popullaritet aq të madh sa personazhi i Mr. Bean është kthyer në një fenomen global kurse seria në fjalë është kthyer në një kult me të cilin janë rritur shumë gjenerata dhe siç e cekëm më parë ky personazh ka luajtur edhe në dy filma mjaft të suksesshëm dhe madje edhe në një seri të animuar.

Pikërisht personazhi i animuar është shfrytëzuar për të përgatitur një film të shkurtër të cilin OBSH-ja e ka publikuar në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

OBSH-ja në partneritet me projektin “Everyone” dhe produksionin Tiger Aspect, fillimisht e publikoi këtë video në qershor si pjesë të fushatës së saj.

Në këtë video, Mr. Bean në mënyrën e tij e shpjegon listën e tij. Sigurisht, zëri është i aktorit Rowan Atkinson, i cili edhe e ka krijuar këtë personazh gjatë kohës së tij në universitet.

“COVID-19 ndikon në jetën e të gjithëve dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion për të shpërndarë informatat me rëndësi jetike për njerëzit në mbarë botën. I jam mirënjohës ekipit që qëndron pas Mr. Bean për huazimin e zërit dhe talentit të tij për të shpërndarë këshillat me rëndësi jetike për distancimin fizik, higjienën dhe dallimin e simptomave,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ju mund ta shikoni videon e Mr. Bean këtu:

 

NEW MAGAZINE