LOGITECH DO T’I RIEMËROJ TË GJITHË MAUSËT PA TEL NË HAMSTER!

 

Gjigandi zvicerano-amerikan për prodhimin e pajisjeve periferike (maus dhe tastiera) dhe programeve për kompjuter – LOGITECH, ka bërë të ditur sot se do të riemërojë linjën e mausëve pa tel (wireless) të prodhuar nga kjo kompani nga Maus në Hamster.

 

Në shpjegimin e dhënë për këtë vendim kompania LOGITECH bën të ditur se ky vendim vjen pasi që atyre iu është tërhequr vërejtja për një fakt biologjik: Minjtë, që siç e dimë në gjuhën angleze quhen mouse (prej nga vjen edhe emri i kësaj pajisje të famshme të kompjuterit), kanë bisht. Kurse, hamsterët nuk kanë. Duke e pasur parasysh këtë fakt, sipas gjigandit LOGITECH, atëherë është e drejtë që mausët pa tel (wireless) të quhen hamster.

 

Mbetet të shihet nëse ndikimi i emrit të LOGITECH do të bëjë që prodhuesit e tjerë, por edhe përdoruesit do ta pranojnë këtë emërtim të ri për këto pajisje.

 

 

 

P.S.

Aprilililililili!

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE