LOJËRAT SHOQËRORE NË KOHËN E KORONA VIRUSIT

Me siguri se të gjithë mërziteni gjatë kohës së pandemisë së korona virusit dhe detyrimit që të qëndroni në shtëpi dhe në këtë mënyrë ta parandaloni përhapjen e virusit. Të gjithë mundohemi që të gjejmë mënyra të ndryshme për ta kaluar kohën në mënyrë sa më interesante dhe sa më përmbajtësore me familjet tona në shtëpi. Sot, ekziston një numër i madh i lojërave shoqërore, prandaj ne do t’ua rekomandojmë disa që janë ideale si Burrec Mos u Hidhëro (Ludo), Risk, Monopol, Kluedo, Asociacionet, të Vërtetën apo Sfidën. Sigurisht, kjo nuk është mënyra e vërtetë që të argëtoheni gjatë kohës së pandemisë së korona virusit por, këto lojëra janë shumë interesante dhe ato mund t’ua shkurtojnë kohën. Se si luhen këto lojë, lexoni në vijim dhe mos e harroni porosinë e qartë #RRINSHPI.

 

BURREC MOS U HIDHËRO (LUDO)

Kjo është një ndër lojërat më të vjetra shoqërore dhe atë mund ta luajnë njëkohësisht 2 deri në katër presona. Loja luhet me zare kurse qëllimi i saj është se kush do t’i dërgojë më parë të gjitha figurat deri në cak. Lojën e fillon lojtari të cilit me zare i bie numri 6, gjegjësisht me futjen e figurës së parë në pikën fillestare. Kleçka e kësaj loje është pikërisht tek emri i saj – burrec mos u hidhëro – pasi që nuk duhet të hidhëroheni kur kundërshtari t’ua nxjerrë nga loja figurat e juaja!

 

RISK

Risk është lojë strategjike e diplomacisë, konflikteve dhe pushtimit, të cilën mund ta luajnë dy deri në gjashtë lojtarë. Versioni standard i kësaj loje luhet në një tabelë që e përmban hartën e botës, e cila është e ndarë në dyzet e dy territore, të cilat janë të grupuara në gjashtë kontinente. Lojtarët të cilët kontrollojnë ushtri me figura të lojës me të cilat ata tentojnë që t’i zaptojnë territoret e lojtarëve të tjerë, kurse rezultati përcaktohet përmes zareve. Gjatë lojës, lojtarët e kanë mundësinë edhe që të krijojnë dhe të shpërbëjnë aleanca. Qëllimi i lojës është zaptimi i të gjitha territoreve në tabelë dhe eliminimi i lojtarëve të tjerë. Loja mund të zgjasë me orë të tëra e nganjëherë edhe me ditë. Versioni evropian i kësaj loje e përmban edhe një “mision sekret” për secilin lojtar në mënyrë që të shkurtohet loja.

 

MONOPOL

Loja Monopol bën pjesë ndër lojërat më të famshme në tabelë. Kjo lojë, e ka marrë emrin nga termi ekonomik Monopol, i cili e nënkupton dominimin ekonomik të njërit prej lojtarëve ndaj të gjithë të tjerëve. Qëllimi i lojës është që të mbeteni lojtari i fundit në tabelë, gjegjësisht që të shkaktoni bankrotimin e të gjithë të tjerëve. Secili lojtar lufton për të fituar para dhe prona, përmes blerjes, shitjes dhe shkëmbimit të pronave. Paratë fitohen përmes dorës së fatit. Lojën mund ta luajnë 2 deri në 8 lojtarë, dhe rrjedhimisht loja mund të zgjasë nga 45 minuta deri në dy e më shumë orë.

 

ASOCIACIONET

Krahas lojërave me figura dhe tabela, ju mund të argëtoheni edhe me lojëra për të cilat keni nevojë vetëm për laps dhe letër, si për shembull loja asociacionet. Kjo lojë luhet në çifte, dhe ajo zgjat tri xhiro, dhe secili çift i ka në dispozicion aq minuta sa pajtoheni në fillim; më së shpeshti nga 30-60 sekonda. Pas caktimit të çifteve, secili lojtarë shkruan aq fjalë sa pajtohen në fillim dhe kjo mund ta përcaktojë edhe gjatësinë e lojës. Pasi që të gjithë i shkruajnë fjalët e tyre në letër, të gjitha letrat palosen dhe hidhen në një enë apo kapelë. Në xhiron e parë, njëri lojtar i shpjegon fjalët e shënuara me fjalë por, pa e përdorur vetë fjalën. Xhiroja e re fillon, pasi që të jenë shfrytëzuar të gjitha letrat nga kapela. Në xhiron e dytë, shpjegimi lejohet të bëhet me vetëm një fjalë e cila do të jetë një asociacion për bashkëlojtarin tjetër që ta gjejë fjalën në letër. Në xhiron e tretë, i cili është i fundit, fjalët nga letra shpjegohen me pantomimë. Kjo lojë mund të jetë shumë argëtuese dhe interesante, dhe përmes saj mund të mësoni fjalë të reja dhe kuptimin e tyre.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE