MBËSHTETENI FUSHATËN #DASHNIEKUJDES

 

Programi i kombeve të bashkuara për zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me OJQ-në Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, dhe në koordinim të plotë me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Institucionin e Ombudspersonit e ka zhvilluar kampanjën e ndërgjegjësimit #dashniekujdes (#LoveAndCare) për luftën kundër diskriminimit dhe stigmatizimit të personave të shëruar nga virusi COVID-19 në Kosovë.

 

Në kuadër të kësaj fushate janë përgatitur disa video to cilat janë publikuar në platformën Youtube dhe të cilat mund t’i gjeni këtu. Përmes këtyre videove synohet sensibilizimi i shoqërisë që të shmanget diskriminimi dhe stigmatizimi i personave që janë të infektuar me COVID-19. Njëherit, publikut i bëhet thirrje që të mos hezitojnë të tregojnë #dashniekujdes ndaj këtyre personave, por gjithmonë duke i respektuar masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit duke e mbajtur distancën fizike, duke i vendosur maskat dhe duke i pastruar duart.

 

Po ashtu, në videot e përgatitura për këtë fushatë, të gjithë personat që mund të kenë përjetuar diskriminim për shkak se kanë qenë të infektuar me COVID-19 njoftohen se mund ta raportojnë rastin pranë Institucionit të Ombudspersonit falas në numrin e telefonit 0800 15555.

 

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE