#MBROARSIMINTONE

 

Përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, organizata Save the Children in Kosovo (SCiK) bën të ditur se për të shënuar 1 Qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, SCiK, po e organizon një garë vizatimi për fëmijë me temën “Mbro Arsimin Tonë”.

 

Më tej në postimin në fjalë theksohet se në këtë garë mund të marrin pjesë të gjithë fëmijët e moshave 13-17 vjeç nga e gjithë Kosova. Ndërsa e tëra që ata duhet të bëjnë për të marrë pjesë është që t’i publikojnë vizatimet në Facebook ose Instagram më datën 1 Qershor, duke e përdorur hashtagun #MbroArsiminTone. Vizatimet duhet të tregojnë eksperiencën e fëmijëve me mësimin online në Kosovë.

 

Të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë të gjitha detajet dhe rregullat për pjesëmarrje duke klikuar këtu. Organizatorët, po ashtu, bëjnë të ditur se në fund të garës 7 fitues do të shpërblehen me nga një tabletë elektronike.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE