ME NJË BIÇIKLETË S’VJEN VERA…

Në një prej artikujve tonë të botuar në Revistën For You, ne kemi shkruar se si situata e krijuar nga pandemia COVID-19 mund të shikohet nga dy këndvështrime: Këndvështrimi negativ, i cili nënkupton se ne fokusohemi në aspektet negative dhe vështirësitë e shkaktuara nga kjo pandemi; Këndvështrimi pozitiv, i cili nënkupton se ne e kuptojmë seriozitetin e situatës por, fokusimi ynë është në aspektet pozitive.

 

Nëse jeni duke e vrarë mendjen se cilat janë aspektet pozitive në këtë situatë përgjigjen mund ta gjeni në një postim të Klubit Alpin Prishtina në llogarinë e tyre në Facebook, të titulluar “Me një Biçikletë s’vjen vera…”.

 

Përmes këtij postimi, Klubi Alpin Prishtina (KAP) bën të ditur se me lehtësimin e masave kufizuese të lëvizjes nga pandemia, në Kosovë është rritur numri i çiklistëve në përpjekje për të shmangur transportin publik dhe për të promovuar një jetë më të shëndetshme. Këtë pohim ata e bazojnë në faktin se vetëm në grupin “Marakli t’Biciklave” është vënë re një rritje e anëtarëve prej 120%, gjegjësisht, para pandemisë ishin 5,000 ndërsa deri më sot, në këtë grup, janë anëtarësuar rreth 12.000 persona. Rrjedhimisht, KAP ka vendosur që më 14 qershor 2020 të organizojnë një udhëtim drejt liqenit të Badocit.

 

“Ky organizim parasheh një udhëtim të lehtë prej ~50 km vajtje-ardhje ku gjatë rrugës do të ketë 3 ndalesa për pushim dhe pije. Me të arritur pranë liqenit të Badocit, çiklistët do të shërbehen me ushqim dhe pije. Po ashtu, do të kemi rastin të bashkëbisedojmë për sfidat që i përjetojmë si çiklistë në Prishtinë dhe qytete tjera si dhe të shpalosim kërkesa që do të mund t’i dërgojmë te komunat përkatëse,” theksohet në postimin e tyre.

 

“Entuziazmi dhe vendosmëria e çiklistëve për të promovuar një jetë të shëndetshme është një rast që nuk duhet humbur. Ejani dhe bashkohuni me ne!” bëjnë thirrje më tej KAP, në postimin e tyre në lidhje me këtë aktivitet.

 

Ky aktivitet implementohet në kuadër të projektit “Çiklo Sigurt Prishtinë”, i cili është përfitues nga projekti “Empower – Engage – Build Ownership”, i financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, të menaxhuara nga European Union Kosovo, mbështetur nga Balkan Green Foundation  dhe Institute for Development Policy (INDEP), si dhe implementuar nga Klubi Alpin Prishtina. #ciklosigurt

 

Këtë aktivitet e mbështesin edhe vullnetarët çiklistë nga grupi Marakli t’Biciklave dhe grupi Bike Friendly Café & Shop powered by Supercyclists si dhe Policia e Kosovës.

 

DETAJET E AKTIVITETIT:

 

Data dhe ora: E diel, 14 qershor 2020, h 10:30

Vendtakimi: Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë

Relacioni: Relacioni: Prishtinë- Mramor-Badoc dhe anasjelltas, rruga është e asfaltuar.

Gjatësia e rrugës: ~50km

Vështirësia e terrenit: mesatare (do të ketë ndalesa).

Përgatitja fizike: mesatare

 

Pajisjet e nevojshme

Biçikleta me qira (falas), për të interesuarit që nuk kanë biçikletë, por kanë dëshirë të jenë pjesëmarrës mirëpo, duhet të lajmëroheni paraprakisht përmes emailit të cilin do ta dërgoni në adresën: rakovicaberat@gmail.com.

 

Kush mund të merr pjesë?

Mosha e lejuar: +16, ndërsa personat nën moshën 16 vjeçare lejohen vetëm nëse janë të shoqëruar me prind/ kujdestar.

 

Obligative

HELMETAT dhe MASKAT.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE