MËSIMI PËRMES INTERNETIT

MËSIMI PËRMES INTERNETIT – KURSET NË DISPOZICION NGA UNIVERSITETET DHE ORGANIZATAT PRESTIGJIOZE!

Të mësuarit elektronik është bërë mënyra kryesore e të mësuarit në mbarë botën. Krahas shkollave dhe universiteteve vendore, edhe një sërë universitetesh prestigjioze, dhe organizatave ndërkombëtare i kanë vënë në dispozicion online kurset, ligjëratat dhe orët e tyre, dhe atë pa pagesë. Në vijim mund t’i gjeni disa prej tyre.

 

KURSET E UNIVERSITETIT TË HARVARDIT (https://online-learning.harvard.edu/)

Arti dhe dizajni, edukimi dhe mësimdhënia, programimi, kodimi i lojërave, shëndeti dhe mjekësia, shkencat shoqërore, matematika – janë vetëm disa prej fushave të kurseve të Universitetit të Harvardit.

Me të hapur cilindo prej këtyre kurseve ju do t’ju jepen shpjegimet hyrëse, informacionet se sa kohë zgjat kursi, nëse do të mund ta vijoni kursin sipas ritmit tuaj personal apo jo, në cilën gjuhë ofrohet ai, çfarë vështirësia e ka apo se cilën platformë e shfrytëzon. Temat janë kaq të larmishme sa që këtu pa dyshim do të gjeni diçka për shijen apo interesin tuaj.

 

KURSET E KËSHILLIT TË EVROPËS (https://www.coe.int/en/web/learning-resources)

Ndoshta më pak të njohura, por gjithsesi të dobishme. Në faqen zyrtare të internetit të këtij institucione evropian për forcimin e demokracisë lokale dhe rajonale, me të klikuar në “katalogun e burimeve” para jush do të shpaloset lista e ligjëratave dhe burimeve online.

Temat e mbuluara, në mes të tjerash janë – mirëkuptimi dhe diversiteti ndërklulturor, kompetencat demokratike, parandalimi i radikalizmit, diskriminimit dhe dhunës, kujtimi dhe parandalimi i krimeve kundër njerëzimit, sjellja e përgjegjshme në hapësirat shoqërore virtuale…

Ofrohen edhe kurse për mësim të pavarur – tani për tani janë 12 të tillë, përderisa është duke u përgatitur edhe një tjetër për këtë vit, si dhe orë për master.

 

COURSERAhttps://www.coursera.org/)

Coursera bashkëpunon me mbi 190 universitete dhe kompani me famë. Në mesin e kurseve falas gjenden edhe ato të Universitetit të Stenford, McMaster, Yale, Princeton dhe Pekinit. Kurset po ashtu janë të renditura sipas fushave të temave dhe numri i tyre është i stërmadh. Hulumtojini!

 

LYNDA (LinkedIn Learning – https://www.lynda.com/)

Nëse regjistroheni në këtë platformë tani, do të fitoni opsionin që ta shfrytëzoni atë falas për një muaj. Softueret dhe ueb development, dizajni, fotografia, video, marketing – zgjedhni çfarë ju pëlqen apo çka ju intereson.

Ky nuk është fundi i listës së kurseve online në dispozicion. Për kurse të tjera vizitoni edhe këto adresa:

https://www.edx.org/,
https://www.udemy.com/,
https://join.skillshare.com/,
https://www.imd.org/,
https://www.futurelearn.com/courses

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE