METI – “DASHURIA TË JEP FORCË”

Energjik, optimist dhe me shumë vetëbesim, këto janë disa prej cilësive kryesore të këngëtarit të ri Meti, nga komuna e Kamenicës. Ai është një tjetër këngëtar dhe adhurues i muzikës Hip Hop, të cilin e sjellim para jush përmes kësaj interviste me një porosi të thjeshtë: Mos u dorëzoni kurrë!

 

Cilat janë mesazhet e këngëve tuaja?

Mundohem që sa më shumë të përçoj mesazhe pozitive tek rinia jonë.

 

Çfarë mendoni për skenën muzikore kosovare dhe çka do të ndryshoje?

Kemi shumë të rinjë dhe të reja të cilat po arrijnë suksese të mëdha si brenda në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj. Kemi rini të talentuar dhe nuk do të ndryshoja asgjë.

 

A mendon se artistëve të rinj iu jepet hapësirë e mjaftueshme në media?

Them se kemi hapësirë të mjaftueshme por, gjithmonë ka vend edhe për më shumë. Ka shumë këngëtarë të mirë që nuk janë edhe aq të njohur dhe do të ishte mirë që këngët e tyre të lëshohen më shpesh ne radiot dhe televizionet tona.

 

Nëse do të darkoje me 2 persona të famshëm (qofshin ata personalitete të gjalla apo të vdekura), cilët janë ata?

Eminem dhe 2 Pac.

 

Cili është pseudonimi i juaj, dhe cila është historia mbrapa tij?

Meti është shkurtesa e emrit tim Muhamet.

 

Çka shikoni më me dëshirë në TV?

Kanalet muzikore, MTV më së shumti dhe seriale të ndryshme në NETFLIX.

 

A keni kafshë që e mbani në shtëpi?

Jo nuk mbaj kafshë, por qeni mbetet kafsha ime e preferuar.

 

Na trego për një sfidë që e ke tejkaluar dhe si e ke tejkaluar?

Vdekja e babait tim, gjë të cilën akoma nuk e kam tejkaluar dhe nuk e besoj që do ta tejkaloj deri në frymën time të fundit por, njeriu vetëm mësohet të jetoj bashkë me dhimbjen e madhe.

 

Nëse do të dëgjoje vetëm një këngë gjatë gjithë jetës, cila do të ishte ajo?

‘Changes’ nga 2 Pac.

 

Nëse do të haje vetëm një ushqim gjatë gjithë jetës, cili do të ishte ai?

Pasta & pizza.

 

Na trego një kujtim nga fëmijëria dhe ndjenjat që të sjell ai kujtim sa herë të bie në mend?

Sa herë bie borë, më kthehen kujtime nga fëmijëria ime që ka qenë e lumtur dhe pa brenga, më kujtohen shokët dhe lojërat e shumta deri natën vonë me ski e saja.

 

Çfarë do të bëje nëse do të fitoje 1 milion euro?

Një pjesë do ta investoja në biznes, dhe një pjesë në ndihma humanitare për njerëzit në nevojë.

 

Cili është destinacioni turistik i ëndrrave?

New York – SHBA.

 

Nëse një ditë do të qeverisje botën, çka do të ndryshoje?

Do të luftoja për sa më shumë paqe, barazi gjinore dhe racore si dhe do të ndaloja prodhimin e armëve.

 

Cilin film e keni shikuar më shumë se njëherë?

‘Man on fire’ me Denzel Washington.

 

Cilat janë dëshirat tua për llambën e Alladinit?

Shëndet dhe ato 1 milion eurot e sipërpërmendura pë tí arritur qëllimet e mia.

 

Në cilën periudhë të historisë do të kishe pasur dëshirë të jetosh?

Kohën kur nuk kishte internet dhe telefona të mençur.

 

Në cilin qytet do të kishe dëshiruar të jetosh?

Prishtina mbetet qyteti im më i dashur.

 

A është dashuria vetëm fjalë?

Jo nuk është vetëm fjalë por, realitet. Dashuria të bën të jesh i lumtur, të ndihesh i sigurt në jetë, të krijosh familje, dhe të jep forcë për rrugëtime të ndryshme në jetë.

 

Nuk mund të jetosh pa…?

Pa familje.

 

Po të detyroheshe të bëje diçka nga këto, cilën do ta zgjidhje:

  1. Të luaje rol negativ në një telenovelë
  2. Të lash një grumbull të madh të enëve apo
  3. Të hidheshe me litar mbrojtës nga një lartësi e madhe

 

Cilit lloj të ëmbëlsirës kurrë nuk i thoni jo?

Cheescake.

 

Çfarë mendoni për të rinjtë e Kosovës dhe cila është porosia juaj për ta?

Kurrë mos thuaj kurrë.

 

PROFILI:

Emri dhe mbiemri: Muhamet Hyseni

Data e lindjes: 24/06/1989

Vendi i lindjes: Kamenicë

Gjatësia: 1.80m

Pesha: 85kg

Ngjyra e syve: e gjelbër

Ngjyra e flokëve: kafe

Muzika e preferuar: hip hop

Këngëtari/ja i/e preferuar: 2 Pac

Pija e preferuar: CocaCola

Sporti i preferuar: Boksi

Sportisti i preferuar: Anthony Joshua

Cilat janë virtytet tuaja: energjik, nuk dorëzohem kurrë, optimist dhe kam shumë vetëbesim.

Kompania incizuese: Cekicbeatz

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE