MINISTRI ZEMAJ DHE AMBASADORI GJERMAN ROHDE MARRIN PJESË NË DORËZIMIN E DONACIONIT ME MJETE MBROJTËSE KUNDËR COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në IKSHPK (Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës) të një kontingjenti të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, dedikuar SHSKUK-së (Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës) institucioneve shëndetësore si përgjigje kundër COVID-19.

 

Kontingjenti që përmban 17 000 maska, respirator FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH), 5500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3700 litrave me dezinfektues, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë.

 

Ministri Zemaj e vlerësoi lart kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vet BE-së në asistencën dhënë Kosovës për luftimin e COVID-19, teksa theksoi se Ministria e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës janë mirënjohës për këtë përkrahje të cilën do ta manifestojnë me angazhim konkret kundër COVID-19.

 

Ambasadori Rohde tha se ky është një kontribut nga shteti gjerman për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor, ndërkohë që I këshilloi qytetarët që t’iu përmbahen udhëzimeve dhe të zbatojnë masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga COVID-19.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE