MISIONI I OSBE-së NË KOSOVË VAZHDON QË TË MBËSHTESË POLICINË

Dje Misioni i OSBE-së në Kosovë i dorëzoi Policisë së Kosovës një donacion prej 4.000 filtrave të cilët shërbejnë për zgjatjen e afatit të përdorimit të maskave mbrojtëse të fytyrës, kështu u bë e ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook të këtij misioni.

 

Në këtë postim theksohet më tej se dhurimi i këtyre filtrave vjen pas një donacioni të mëparshëm me maska të cilat shërbejnë për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e zyrtarëve policor detyrat e të cilëve janë ndikuar nga pandemia e COVID-19.

 

Në emër të Policisë së Kosovës donacionin e filtrave e pranoi Drejtori Gjeneral i Policisë Gjenerali Rashit Qalaj së bashku me ekipin e tij. Me këtë rast, Gjenerali Qalaj e çmoi këtë donacion si dhe ndihmën e vazhdueshme të Misionit të OSBE-së ë Kosovë për Policinë e Kosovës, thuhet në fund të postimit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE