MISTERET E TOKËS PËR TË CILAT ENDE NUK KEMI PËRGJIGJE

Me zhvillimin e teknologjisë, shkencëtarët çdo ditë janë duke bërë zbulime të shumta të cilat na ndihmojmë që ta njohim më mirë planetin tonë. Sidoqoftë, disa prej mistereve vazhdojnë që të mbesin enigmë për shkencëtarët anë e kënd botës.

 

Bërthama e tokës

Sizmologët, besojnë se bërthama e brendshme e planetit tonë është e ngurtë, kurse ajo e jashtme është e shkrirë dhe në gjendje të lëngët. Më pas vjen shtresa e mbështjellësit, mantelit, sipër të cilët është e formuar korja e tokës. Mirëpo, ne nuk e dimë se çfarë përbërje e ka bërthama, pasi që ende nuk e kemi arritur, pasi që ajo gjendet nga 30 deri në 2900 kilometra thellësi. Vrima më e thellë të cilën e ka shpuar njerëzimi deri tani është Kola në Rusi, e cila është vetëm 12,3 kilometra e thellë.

 

Shpejtësia e lëvizjes së tokës

Toka rrotullohet rreth boshtit të saj me një shpejtësi prej 1.600 km/h, kurse rreth diellit me një shpejtësi prej 108.000 km/h. Mirëpo, për shkak të shpejtësisë konstante dhe forcës së rëndesës (gravitetit), ne nuk e ndjejmë atë. Mirëpo, ne do të mund ta vërenim këtë lëvizje nëse shpejtësia do të ndryshonte.

 

Graviteti

Planeti ynë nuk është sferë, prandaj në të ka zona me gravitet më të fuqishëm dhe më të dobët. Një anomali e tillë është Gjiri Hudson në Kanadë. Shkencëtarët e kanë zbuluar se shkaku i këtij graviteti më të ulët është dendësia e vogël e tokës për shkak të shkrirjes së shpejtë të akullnajës.

 

Dy hëna

Astronomët thonë se rreth 4,6 milionë vjet më parë toka i ka pasur dy satelitë. Sateliti i dytë e kishte një gjerësi prej 1.200 kilometra dhe ai e kishte orbitën e njëjtë sikurse hëna. Më pas, ai e goditi hënën dhe kjo kataklizmë mund ta shpjegojë pse dallojnë aq shumë dy anët e sipërfaqes së hënës.

 

Dita “rritet”

Para 620 milionë vjetësh, dita në tokë zgjaste 21,9 orë. Toka gradualisht e ngadalëson shpejtësinë e saj, mirëpo kjo ndodh me rreth 70 mili sekonda për 100 vjet. Prandaj, u deshën 100 milionë vjet që dita të bëhej 24 orë e gjatë.

 

Oqeani i fshehur

Shkencëtarët e kanë zbuluar një basen të stërmadh nën sipërfaqen e tokës diku 410 deri në 600 kilometra nën sipërfaqen e tokës. Ai është 2,7 miliardë vjet i vjetër dhe është i grumbulluar në një mineral kristalin të quajtur “ringwoodite”, i cili gjendet në mantelin e tokës. Uji është nën presion të jashtëzakonshëm, kurse kapaciteti i saj është i mjaftueshëm që të mbush tri herë oqeanet aktuale të tokës. Për shkak të këtij zbulimi ka lindur teoria se oqeanet e sipërfaqe janë paraqitur si pasojë e eksplodimeve të oqeaneve nëntokësore.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE