MOS HESHT-Ndal trafikimin me njerëz!

 

Në kuadër të fushatës vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore “MOS HESHT-Ndal trafikimin me njerëz!” që është duke u mbajtur në Kosovë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, më 26 tetor 2020, zhvilloi një aktivitet në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në llogarinë zyrtare të këtij institucioni në Facebook.

 

Më tej në postimin në fjalë bëhet e ditur se ky aktivitet kishte për qëllim sensibilizimin e brendshëm dhe të jashtëm për parandalimin dhe mënyrën e referimit të rasteve që kanë të bëjnë me veprën e trafikimit me qenie njerëzore.

 

Me këtë rast u mbajt edhe një ligjëratë e shkurtër përmes së cilës nxënësit u njoftuan rreth kësaj dukurie, dhe atyre iu shpërndanë edhe materiale me përmbajtje sensibilizuese si:

 

1- Kartela me indikatorët për punën e detyruar, kërkimin e lëmoshës dhe shfrytëzimin seksual të viktimave të trafikimit.

2- Broshurat informuese për nxënës për njohjen e formave të veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore dhe referimit të rasteve.

3- Maska mbrojtëse nga COVID-19 me moton “MOS HESHT- Ndal trafikimin me njerëz”.

 

Në fund të postimit, po ashtu theksohet se gjatë gjithë kohës sa u zhvillua ky aktivitet u respektuan rekomandimet e IKSHPK-së për mbrojtje nga COVID-19.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE