MREKULLIA NATYRORE SHKAKUN E SË CILËS NUK E NJEH ASKUSH

 

Mallet e mbuluara me dëborë, ujëvarat e gjelbra që bien në gurët e zinj, të krijuar nga shpërthimet e llavës, liqenet e pastra, vullkanet, pyjet dhe akullnajat… Këto janë vetëm disa prej bukurive të rajonit të Patagonisë në Amerikën Latine, e cila është përplot me bukuri të fshehta. Një nga pamjet më të bukura është akullnaja e quajtur Perito Moreno.

 

Sasia e pabesueshme e akullit e rrethuar nga pyjet e pafundme tërheqin një numër të madh të turistëve, të cilët dëshirojnë që të shohin këtë “mrekulli të tetë të botës”, e cila është edhe një prej burimeve më të mëdha në botë të ujit të pijshëm.

 

Blloqet gjigande të akullit të kaltër dhe të bardhë, çdo dy deri në katër vjet rrëshqasin në Liqenin Argentino duke shkaktuar kështu dridhje të fuqishme dhe valë të mahnitshme. Këtë pamje të paharrueshme e shohin ata më fatlumët, kurse shfaqja fillon në muajin mars.

 

Edhe një gjë e pazakontë në lidhje me akullnajën Perito Moreno është se kjo është akullnaja e vetme e cila është duke u rritur dhe jo duke u zvogëluar sikurse të gjitha simotrat e saj. Madje, shkencëtarët ende nuk e dinë se pse ndodh kjo dhe mbase disa mistere është më mirë që të mos zbulohen…

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE