MREKULLITË ARKITEKTURALE TË EVROPËS – URA E DJALLIT NË GJERMANI

 

Rakotzbrücke është një prej Urave të Djallit në Evropë, dhe ajo gjendet në Parkun Kromlau të Azalea dhe Rhododendron në Gablenz të Gjermanisë. Rakotzbrücke është një hark i ngushtë i cili zgjatet mbi ujin e Rokotzsee.

 

Fisniku (kalorësi) i qytezës e porositi ndërtimin e kësaj ure në vitin 1860, dhe ajo u ndërtua duke përdorur shtylla të ndryshme të bazaltit, të cilat u sollën aty nga gurore të ndryshme. Kjo urë është dizajnuar që të duket si një gjysmë hark i përsosur, në mënyrë që kur kushtet e dritës të jenë të përshtatshme dhe uji është i qetë të krijohej iluzioni i një rrethi të plotë. Ndërtuesi i dekoroi të dyja anët e Urës së Djallit me spirale të holla të gurëve të cilat duken sikur zgjatime natyrale.

 

Urat e Djallit në Evropë

Shumica e Urave të Djallit në Evropë gjenden në Francë (40 sosh), përderisa të tjerat gjenden në vende si Bullgaria, Estonia, Rumania, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Spanja, Sllovenia dhe Italia. Sidoqoftë, asnjëra prej tyre nuk është po aq e bukur dhe e veçantë si Rakotzbrücke, e cila konsiderohet si Ura e Djallit më piktoreske në botë dhe është peizazhi i preferuar për shumicën prej fotografëve.

 

Shumica e Urave të Djallit u ndërtuan gjatë mesjetës dhe janë në formën e harqeve, të cilat ishin një arritje e rëndësishme teknologjike. Kjo urë kishte rëndësi ekonomike dhe strategjike për komunitetin.

 

Legjenda e Urës së Djallit

Rakotzbrücke njihet si Ura e Djallit për shkak të besimit se kjo strukturë ishte aq unike sa që duhej të ishe ndërtuar nga djalli dhe jo nga vdekatarët e zakonshëm. Sipas legjendës, Djalli ndihmoi në ngritjen e të gjitha Urave të Djallit në Evropë, dhe në shumicën prej tregimeve ekziston një armiqësi në mes të Djallit dhe ndërtuesve.

 

Një legjendë pohon që Djalli ndihmoi gjatë ndërtimit në këmbim të shpirtit të personit të parë që do të kalonte nëpër këtë urë pasi të përfundohej ajo. Sidoqoftë, ndërtuesit e mashtruan Djallin duke e çuar një kafshë që ta kapërcente urën e para dhe kështu i shpëtuan jetët e komunitetit. Legjenda e Rakotzbrücke përfundon ndryshe, pasi që sipas saj ndërtuesi e sakrifikoi veten duke iu dorëzuar djallit për të shpëtuar pjesën tjetër të komunitetit.

 

Parku Azalea dhe Rhododendron

Parku Azalea dhe Rhododendron është një park 200 hektarësh i dizajnuar në Komunën Gablenz, e cila gjendet më pak se 3,73 kilometra larg kufirit Gjermano-Polak. Ky park është një shembull unik i një Kopshti Anglez me liqene dhe pellgje të shumta, dhe ai e ka një peizazh unik me arkitekturë gotike.

 

Friedrich Hermann, një adhurues i natyrës dhe një fisnik (kalorës) i Kromlau e porositi këtë park në shekullin e 19-të. Parku është i hapur për publikun dhe është i hapur tërë kohës falas. Pjesa e vetme e parkut që është e mbyllur për vizitorët është ura, pasi që askush nuk lejohet që të ecë nëpër urën Rakotzbrücke. Ura është shumë afër pjesa e parkingut falas të parkut.

 

Ekzistojnë një sërë tregimesh mistike në lidhje me urën, duke e përfshirë pohimin që mund t’i zbulosh fuqitë personale mistike nëse lundron nën urë në një natë me hënë të plotë. Disa besojnë që mund të shohësh fytyrën e Djallit në shikon anash, përderisa të tjerët besojnë që Ura e Djallit është portal në një botë tjetër.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE