NËN SIPËRFAQEN E MARSIT ZBULOHEN LIQENE

 Sipërfaqja e marsit është e njohur për thatësinë e saj. I tërë planeti është i mbuluar me pluhur dhe gur dhe është jo pjellor. Në disa zona ka akull, mirëpo në këtë planet nuk gjendet asnjë pikë e ujit (në gjendje të lëngët). Ose të paktën kështu besohej deri në vitin 2018 kur një ekip i shkencëtarëve raportoi se kishin gjetur shenja që tregonin se nën kapakun e polit jugor të marsit ekzistonte një rezervuar kolosal i ujit.

 

Ky studim bazohej në gjetjet e siguruara nga teknologjia e radarit MARSIS i cili kishte shfaqur shenja të një liqeni rreth 1,5 kilometra nën sipërfaqen e planetit. Teknika e njëjtë, në të cilën bazohen këto pohime, shfrytëzohet edhe në tokë për të gjetur liqenet nën akullnajore në Antarktidë,

 

 

 

Në një studim të ri, një ekip i përbërë nga shumica e shkencëtarëve që e kryen studimin në vitin 2018, i kanë analizuar 134 profile të radarëve dhe kanë arritur në përfundimin se nuk bëhet fjalë për vetëm një, por për katër liqene, të cilat mund të përbëjnë një rrjet të liqeneve nën sipërfaqësore. “Ne jo vetëm që e kemi konfirmuar pozitën, shtrirjen dhe forcën e reflektimeve nga studimi ynë në vitin 2018, por i kemi konfirmuar edhe disa zona të reja shkëlqyese,” deklaroi bashkë autorja e këtij studimi Elena Pettinelli nga Universiteti Roma Tre në Itali.

 

Uji është jetik për biologjinë dhe gjetja e tij në mars është interesante për studiuesit që kërkojnë jetë në planetët e tjerë në Sistemin Diellor. Sidoqoftë, shkencëtarët paralajmërojnë se prania e ujit nuk e siguron automatikisht ekzistencën e formave jetësore. Për shkak të temperaturave tejet të ulëta që mbizotërojnë në Planetin e Kuq, ekzistenca e këtyre liqeneve e nënkupton që uji i tyre ka nivele tepër të larta të kripës. Prania e niveleve të tilla të kripës automatikisht i ul pothuajse në zero edhe gjasat për mbijetesën e formave jetësore në këto liqene nën sipërfaqen e marsit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE