NEPËRKA

 

Nepërka është gjarpri më i shpeshtë tek ne. kryesisht ato gjenden në vendbanime më të ngrohta dhe me diell, sikurse janë guroret, pyjet e pasura me dru bungu dhe diell, kanione dhe gryka.

 

Ky lloj i gjarprit, kryesisht është aktiv gjatë ditës, kurse gjatë ditëve të nxehta mund të jetë aktiv edhe gjatë muzgut apo edhe gjatë natës. Madje shpesh mund të ngjitet nëpër pemë deri në dy metra lartësi. Ky gjarpër mund të haset nga nivelet më të ulëta të lartësisë mbidetare dhe deri në 2.000 lartësi mbidetare.

 

Në trevat tona janë të pranishme dy lloje të nepërkave: Vipera ammodytes, e cila është edhe lloji më i shpeshtë që haset, si dhe Vipera ammodytes montadoni.

 

Ushqyerja

Në rast të takimeve me njerëzit kur ndjehet e kërcënuar, ky lloj i gjarprit shpesh fillon të fishkëllejë. Sidoqoftë, ai nuk është agresiv, që do të thotë se asnjëherë nuk sulmon i pari dhe edhe kur ndodh sulmi ai vjen si formë e vetëmbrojtjes, pasi që gjarpri ndjehet e kërcënuar. Përndryshe, ata ushqehen me gjitarë të vegjël, zogj si dhe zvarranikë të tjerë. Nepërkat e vogla kryesisht ushqehen me insekte dhe hardhuca. Helmi që ato e prodhojnë iu ndihmon që ta neutralizojnë gjahun e tyre.

 

Letargjia (gjumi i dimrit) dhe çiftimi

Nepërka, zakonisht del nga periudha e letargjisë gjatë muajit mars. Të parët dalin meshkujt, dhe një apo dy javë më vonë dalin edhe femrat.

 

Përpara çiftimit me një femër, meshkujt përballen në betejat rituale për ta fituar këtë të drejtë. Femrat i lindin 4 deri në 20 të vegjël plotësisht të formuar diku në muajin gusht apo shtator 9varësisht nga sezoni).

 

Në varësi të vitit dhe temperaturave, nepërkat futen në letargji në fillim të vjeshtës, ndonëse janë shënuar raste kur nepërkat janë parë edhe gjatë ditëve më të ngrohta të dimrit.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE