NJË DHURATË MODESTE PËR NJË NXËNËSE TË SHKËLQYER!

Dje redaksia e Revistës For You i bëri një vizitë të papritur Aurora Halilit, nxënëse e klasës së nëntë të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Dëshmorët e Vitisë” në komunën e Vitisë. Aurora është një prej pjesëmarrëseve të shumta në konkursin tonë letrar “Le të Flasim për Miqësinë”.

 

Për fat të keq, Aurora nuk e ka dorëzuar punimin e saj në formë elektronike por, me shkrim. Më pas ajo ua ka kaloi punimin ushtarëve të KFOR-it për ta përcjellë në redaksinë tonë. Rrjedhimisht, punimi i saj nuk mund të futej në garën për shpërblime pasi që konkursi ynë letrar është zhvilluar tërësisht në formë elektronike. Mirëpo, ajo që vërtetë e bëri të dallohej Aurorën nga pjesëmarrësit e tjerë ishte interesimi i arsimtares të gjuhës angleze znj. Lirie Aliu, për të kuptuar nëse punimi i nxënëses së saj kishte arritur në redaksinë tonë. Për më tepër, znj. Aliu na njoftoi se Aurora ishte një nxënëse e shkëlqyer të cilës i pëlqen të shkruaj dhe e cila ka marrë pjesë me mjaft sukses në disa gare letrare. Pohimet e arsimtares i konfirmoi edhe drejtori i shkollës, z. Qemajl Hyseni, i cili pati vetëm fjalë miradije për Aurorën dhe angazhimin e saj.

 

Nga ana e saj, Aurora shpjegoi se ishte lexuese e rregullt e Revistës For You dhe se ajo e kishte zbuluar për konkursin tonë pak para mbylljes së tij. Teksa ngutej për të respektuar afatin për aplikim asaj i iku informacioni se esetë duhej të dorëzoheshin online.

 

Duke e kuptuar dëshirën e madhe të Aurorës që të merr pjesë në këtë konkurs redaksia e jonë vendosi që t’ia jepte asaj një shpërblim modest. Njëherit, në këtë mënyrë ne e falënderojmë atë për punimin e dorëzuar si dhe e nxisim që të vazhdojë të punojë dhe të angazhohet maksimalisht në shkollë dhe në aktivitete jashtë kurrikulare.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE